Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Ka ndërruar jetë sot shkrimtari, poeti, gazetari dhe studiuesi Idriz (Xhemë) ULAJ

Nga sot, letërsia shqiptare dhe treva e jonë e Plavës Gucisë humbën një intelektual të shquar, shkrimtar, poet, gazetar dhe studiues. Nga sot, një yll që ndriçonte në secilën tempull të diturisë së letërsisë u shua, por mbrapa na la një thesar veprash që ndriçojnë horizontet e diturisë për gjeneratat e sotme dhe të ardhshme. Idriz Xh. ULAJ na u largua në amshim, por do të ketë moshën e veprave të tij, do të jetë në çdo fjalë të tij, do ta kemi në përjetësi!

Idriz (Xhemë) ULAJ u lind më 10.08.1942 në Vuthaj, Plavë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, shkollën normale në Prizren, fakultetin filozofik (dega gjuhë e letërsi shqipe) në Prishtinë. Në vitin 1967, filloi të punojë si mësues në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë, pastaj në shkollën e mesme teknike “19 Nëntori” në Prishtinë, në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë dhe, nga viti 1971 deri në 2007, si lektor-gazetar në revistën javore “Zëri i Rinisë”.

Plava e Gucia Sot

Njoftim nga familja Ulaj

Njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se më dt. 3 Qershor 2023, pas një sëmundje të rëndë, në moshën 81 vjeçare, ndërroi jetë

          Idriz Xh. Ulaj

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më dt. 5 Qershor 2023, në Vuthaj në ora 14.

Për ngushëllime presim në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj nga dt. 4. Qershor 2023, nga ora 17

                   Të pikëlluar:

      Bashkëshortja Hyra, djali Visari, vëllai  Rrustemi, motrat Fatimja dhe Talja si dhe familja e gjërë Ulaj

Familjes ULAJ i shprehim ngushellimet tona më të sinqerta

Exit mobile version