Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Kalimera Poetike “Basri Çapriqi” 2024

SHOQATA E ARTISTËVE DHE INTELEKTUALËVE

UDRUŽENJE UMJETNIKA I INTELEKTUALACA

ARTISTS & INTELECTUALS ASSOCIATION

ART CLUB

85360 ULQIN/MONTENEGRO; Qendra Kulturore, Bul. Gj. K. Skënderbeu

Cel.: +382 (0)67 281 226, E-mail: artclubulqin@gmail.com www.artclub1990.com

_______________________________________________________________________________________________

MË 3-5 GUSHT 2024, 

EDICIONI I 32-TË I KALIMERËS POETIKE “BASRI ÇAPRIQI” 

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 3-5 gusht 2024 edicionin e 32-të të manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”. 

Mbrëmja e parë do t’i kushtohet shkrimtarit më të madh bashkëkohor shqiptar, Ismail Kadare, i ndarë nga jeta para pak kohësh, ndërsa dy mbrëmjet e tjera autoriale studiuesit të letërsisë Ali Aliu (Akademik) dhe shkrimtarit Sadik Bejko. 

Kalimera Poetike është manifestimi letrar kryesor ndër shqiptarët në Malin e Zi dhe një nga më të rëndësishmit e këtij lloji në hapësirën shqiptare nëse kemi parasysh emrat e shkrimtarëve mysafirë të këtij manifestimi përgjatë viteve. Si e tillë, ajo vazhdon të promovojë vlerat më të mira letrare që krijohen gjithandej në botën shqiptare, vendet e rajonit dhe më gjerë. Rrugëtimi i deritashëm i Kalimerës Poetike nuk ka qenë i lehtë, por tashmë që ka hyrë në dekadën e katërt, tradita e mirë është mbështetëse e fuqishme për të ardhmen e këtij manifestimi. 

Edhe edicioni i këtij viti do të mbahet në tri vende të ndryshme në komunën e Ulqinit (Muzeun e Ulqinit në Kala, Librarinë “Ulqini” dhe Muzeun Etnografik në Draginë), duke synuar që përpos letërsisë të promovojē edhe trashëgiminë historike e kulturore dhe potencialet turistike të këtij qyteti. 

Ulqin, më 29.07.2024

Kalimera Poetike Basri Çapriqi 2024

                            Edicioni i 32-të

                    ART FESTIVAL

3-5 gusht 2024

Programi

SHTUNË, 3 gusht 2024

    (Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21:00)

Hapja e manifestimit 

Fjala përshëndetëse 

Ismet Kallaba, kryetar i SHAI “Art Club” 

Mbrëmje letrare 

kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare

Flasin për krijimtarinë e autorit

Bujar Hudhri, botues 

Mehmet Kraja, shkrimtar 

Sadik Bejko, shkrimtar 

Lexon vargje: 

Laert Vasili, aktor 

Moderator: 

Haxhi Shabani  

DIEL4 gusht 2024

    (Libraria “Ulqini”, ora 21:00)     

Mbrëmje autoriale 

me studiuesin e letërsisë Ali Aliu 

Flet për krijimtarinë e autorit

Mehmet Kraja, shkrimtar 

Moderatore:

Sabina Osmanoviq 

Exit mobile version