Prof.dr.Naser FERRI
Më 15 maj 2023 ne Qendren e Kulturës ne Guci është hapur ekspozita personale e piktores dhe poetës znj.Kaltrina Hoti nga Hoti i Kujit me titull “Fillimi i fundit”.
Zonja Hoti ka lindur në Plavë shkollën e mesme e ka kryer në Prishtinë e më vonë familja e saj ishte shpërngulur në SHBA ku edhe ka studjuar Artin si studente e profesorit Chuck DeHaanme të cilin, si bashkautor e kishte botuar librin “WesternColoring Book”.
Është kjo ekspozita më e re në vargun e konsiderushëm të ekspozitave deri tash të organizuara të kësaj artiste në Teksas, Florida, Nju Jork, San Antonio, Konektikat, Prishtinë, Kumanovë e Plavë, por është e para ekspozitë e organizuar ne Guci deri tash.
Ne hapje te kesaj ekspozite ishin prezent kryetarja e Komunes së Gucisë znj. Anella Çekiq, nenkryetari i komunes zt. EdonBalidemaj, kryetari i Asamblese Komunale zt.BujarHasangjekaj, drejtoresha e Qendres së Kulturës znj.Lejla Baliqsi dhe nje numer i madh adhuruesish te artit.
Me këtë rast edhe autori i këtij shkrimi, i cili enkas per kete rast ka ardhur nga Prishtina në Guci, pershendeti artdashësit e pranishëm qe kishin ardhur per ta parë këtë ekspozite dhe autorën e veprave të ekspozuara artistike.
Perndryshe autorja e ekspozites znj.Kaltrina Hoti pas qendrimit32 vjeçar ne Nju Jork dhe ne Teksas të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, ku kishte jetuar dhe krijuar pikturat e poezitë e veta, eshte kthyer ne vendlindje ku ka ndërtuar atelien dhe ka hapurgalerine private artistike dhe me sukses merret me edukimin e femijeve të Plavës e të Gucise.
Kaltrina Hoti është artiste e shumanëshme meqë pos artit tëpikturës një kohësisht merret edhe me krijimtari letrare dhe deritash ka botuar një varg veprash, ne mesin e të cilave shquhenpërmbledhje poezish: Ta mora vargun, Preke ëndren, Puthjasekret, Flaka e shpirtit, Buzëqesh , Mos e prek, Vrapo pas diellitdhe disa të tjera të botuara në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri.
Nga veprat e saja që i takojnë artit abstrakt me kolorit tëjashtzakonshëm të ngjyrave plotë jetë të dhe secila me porosi tëveçantë të krijuara deri tash shquhen: “Hiding behind the rules,” “Ersa me”, “Her soul”,”Never again”, “Cros time thinking” e shumë të tjera.
Fal veprimtarisë së saj artistike zonja Kaltrina Hoti është bërëpjesë e librit “121 foto me 121 jetë suksesi” të botuar në Ulqinnë të cilën autorja Flora Nikolla i ka prezentuar 121 personazhetë suksesshme në fushat e tyre të krijimtarisë.
Pas kesaj ekspozite autorja ka planifikuar edhe një ekspozitëpersonale ne Prishtinë.