Në Kosovë u festua 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë ditë të rëndësishme, veç qytetarëve të vendit, në shtetin e ri erdhën edhe gazetarë të huaj për të parë nga afër këtë festë.
Madje, gazetari amerikan Nolan Peterson nga The Daily Signal përmes rrjetit të tij social është shprehur të jetë i befasuar nga mikpritja që iu bë në Prishtinë, përcjellë Indeksonline.
Ai ka rrëfyer se si një kamarier e qerasi me drekë dhe kafe, pikërisht për shkak se shteti i tij ka ndihmuar Kosovën, gjatë luftës në Kosovë:
“Sot në Kosovë u festua 11 vjetori i Pavarësisë. Para paradës, drekova në një lokal në Prishtinë.
Kur e pyeta kamerierin për kupon fiskal ai qeshi dhe më tha, “E ke nga shtëpia”.
E pyeta pse.
“Vendi juaj e shpëtoi timin”, më tha, “Më e pakta që mund të bëj është të t’qeras me me një darkë”.