Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, u ka kërkuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të regjistrohen, teksa procesi ka hyrë në dhjetëditëshin final.
Ai ka thënë se deri më tani regjistruesit shqiptarë kanë kryer punën e tyre shumë mirë, ndërsa qytetarët iu janë përgjigjur masovisht procesit të regjistrimit.
“Tani jemi në fazën finale”, ka shkruar Kambëri në Facebook, duke shtuar se ka nevojë për energji shtesë e vazhdimësi të vullnetit për ta regjistruar e për t’u regjistruar çdo qytetar.
“Inkurajoj regjistruesit të vazhdojnë me intensitetin e lartë të punës, ndërsa qytetarët që të vazhdojnë të regjistrohen. Të gjithë. Deri tek qytetari i fundit shqiptar”, ka shtuar ai.
Tutje, ka thënë se është shumë me rëndësi, prandaj i ka ftuar qytetarët që “të vazhdojmë këtë intensitet e këtë punë të filluar mirë”.
“Të gjithë bashkë. Të regjistrohemi. Të dëshmojmë sa jemi e të tregojmë se jemi shumicë”.