Miliona cigare të kontrabanduara janë kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi.
Aksionin e ka përcjell nga afër edhe kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq.
Abazoviq tha se po i japin fund kontrabandimit të cigareve.
“Po i japim fund krimit dhe kontrabandës së cigareve në Mal të Zi” ka thënë Abazoviq.
Gjatë ditës së djeshme Abazoviq ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale dosje të grupeve kriminale siç i ka quajtur ai, që janë të lidhur me kontrabandën në vend.