Karnevali tradicional “Koret Tuz” rikthehet për herë të 31-të – katër ditë festë, ngjyra dhe argëtim

Karnevali tradicional “Koret Tuz”, një nga manifestimet më të rëndësishme kulturore në Malësi, rikthehet këtë vit për herë të 31-të me radhë, duke sjellë katër ditë festive të mbushura me ngjyra, muzikë, defile dhe argëtim për të gjitha moshat.

Manifestimi do të mbahet nga 14 deri më 17 shkurt 2026, në Tuz, nën organizimin e Shoqatës Karnevali Koret Tuz, me mbështetje të institucioneve dhe pjesëmarrje ndërkombëtare.

Programi i Karnevalit “Koret Tuz 2026”:

🔹 14 shkurt 2026 | ora 20:00
Ballo nën maskaTasty Beer & Chill
Muzikë live nga Aco on Guitar
Hyrja falas – maskat janë të domosdoshme

🔹 15 shkurt 2026 | ora 13:00
Karnevali për fëmijëSheshi Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Defile nga Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq” deri në shesh, me pjesëmarrjen e mbi 20 ekipeve

🔹 16 shkurt 2026 | ora 19:00
Nata e saragave dhe verësSheshi Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Mbrëmje e sponsorizuar nga Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj

🔹 17 shkurt 2026 | ora 18:00
Nata Finale – djegia e shtrigës dhe program muzikor
Performancë nga Anduel Kovaçi
Defileu festiv do të zhvillohet nga QKI Malësia deri në Sheshin Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Në mbrëmjen finale, defileut do t’i paraprijnë përfaqësuesit e grupeve pjesëmarrëse dhe anëtarët e FECC, ndërsa këtë vit priten mysafirë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe nga qytetet bregdetare të Malit të Zi.

Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët, mërgimtarët dhe vizitorët që t’i bashkohen kësaj feste tradicionale që promovon kulturën, bashkëjetesën dhe gëzimin kolektiv.

📌 Ejani të festojmë së bashku Karnevalin “Koret Tuz 2026”!

Leave a Comment