KELMENDI E ÇOI NË VEND AMANETIN E NËNË TRASHE

“Vendoset ndriçimi publik ne Katund te Sirëm ne Vuthaj”

Fal kontributit të bashkëvendësit tonë Kelmend Ahmetaj,  për herë të parë është vendosur ndriçimi publik në rrugën kryesore të lagjes  Katundi  i Sirëm ne Vuthaj. Ishte ky një donacion i Kelemdit për te nderuar veprën dhe jetën e nënës së tij të  ndier Trashe. 

Siç na tha Kelemndi,  ajo gjithmonë ankohej për  errësirën në rrugët e fshatit, dhe se ai e bëri këtë akt për të kryer amanetin e saj, me dëshirën që ndriçimi i fshatit të jetë dritë e përjetësisë për nanën tonë te dashur mungesën e cilës  e ndiejmë dita ditës e më shumë. 

Kelmendi theksoi se ketë  kontribut  e ka dhënë ai me familjen e tij, me: babain , vëllezërit dhe motrat.

Ndriçimi fillon nga përmendorja e Isuf Kamerit e deri te Gurra. Tashmë janë vendosur 17 shtylla ndriçuese. Është ky një akt i vecantë i Kelmendit në te mirë të  fshatit, por edhe vazhdimësi e tij, sepse gjithnjë Kelemndi shquhej dhe dallohej duke kontribuar për te mirën e  Vuthjave dhe të  trevës sonë ne tërësi.

Të gjithë banorët e Vuthajve  i janë mirënjohës Kelmendit për këtë kontribut dhe urojnë qe shpirti i bardhe i Nenës Trashe të ndriçon i qetë në Xhennet./ Plava e Gucia Sot

https://fb.watch/cBwpw084a8/