Këngëtarja Leonora Rugova lansoi audio albumin më të ri “Fërkem” (audio-video)

Artistja  Leonora Rugova nga Plavë-Gucia  në vazhdimësi ka dhënë kontributin e saj në afirmimin sa më të mirë të mundshëm të kulturës në trevën tonë. Leonora shquhet për një vokal të përkyer,  ndërkaq ditëve të fundit  ka realizuar audio  cover albumin më të ri të titulluar “Fërkem” me këngë të vjetra nga disa treva të ndryshme shqiptare por të ripunuara në një frymë të re moderne artistike.

 Këngët e rikompozuara  dhe  kënduara në mënyrë unike nga Leonora të cilat janë: “Tana”, “M’ka dhanë baci 12 vjeçe” dhe të tjera në audio albumin janë   reflektim i vlerave unike që posedon këngëtarja e mirënjohur Leonora Rugova.

Për të rejat më të fundit nga reportoari i Leonorës përcjellni faqen e saj në kanalin:

 YouTube: SUBSCRIBE https://www.youtube.com/channel/UCt9TbqCj7LsuytVnzbl5D_A/videos

/Plava e Gucia Sot

Esad Gjonbalaj