Sekretari shtetëror në Ministrinë e Investimeve Kapitale, Marko Perunoviq, tha se faza e dytë e hulumtimit të bregdetit të Malit të Zi dhe kërkimi i gazit natyror duhet të fillojë në fillim të verës. Ai njoftoi se qeveria ka miratuar aneksin e kontratës me çka kompanisë greke “Energean” i janë dhën edhe 4 muaj afat të prezantojë partnerin e ri me të cilin do të hyjë në këtë projekt.
Afati i mëparshëm për atë kompani ishte 15 marsi i këtij viti.
“Ne kemi një shans të madh për të pasur gazin tonë natyror”, tha Perunoviq, duke theksuar se bilancet energjetike në Mal të Zi janë të mira, pavarësisht situatës së keqe hidrologjike.