– Shumë autor e zënë në gojë fshatin Martinaj, lidhur me gjurmët arkeologjike.
Por, fatkeqësisht asgjë nuk është hulumtuar gjërë më tani nga profesionistet mungesa e të cilëve ndihet në këtë fushë.
Një nga objektet më të rëndësishme e kësaj treve është Kalaja e mbretëreshës ilire Jerina*
e cila gjendet në perëndim të fshatit Martinaj, në pikën më strategjike të luginës së Plavë-Gucisë.
Lartësia e vëndështrirjes së kalasë Jerina, është 1090 m. Prej këtij vendi mund te shihet mbarë lugina kreshnike .
Vendorët autokton të Martinajve e quajnë Stoli i Jerinës dmth.Froni i Jerinës.
Ka shumë variante të shpjegimeve lidhur me Jerinën e të kaluarën e saj, si një nga 8 mbretëreshat Ilire duke filluar nga Teuta, mirëpo, At Gjergj Fishta- Jerinën e quan figurativisht Mbretëreshë të Luleve e shtojzovaleve, bashkë me Zanat e malit dhe Vizitorin plak.
Në vendshtrirjën e hapsirës gjeografike të Martinajve ka disa lokalitete për gjurmime e hulumtime arkeologjike.
Bie fjala, fshati Martinaj, ishte para-roje- e kalasë nē fjalë me kulla të shumta guri, e të cilat fatkeqësisht nuk i përballuan sulmeve e shkatërrimeve nga pushtuesit barbarë serbo-sllav e malazias.
Sot kalaja Jerina ka mbetur një gërmadhë e lënē pas dore, sikurse edhe varret e lashta Ilire në Kodër të Triesht-“vorret e mdha”.
Deri vonë në gurët e mëdhenjë mbivarrore kishte mbishkrime dhe kryqa të thyer.
Mirëpo, pushteti me renegatët e vet ua ndërruan vëndin me qëllim të humbjes së gjurmëve të thesarit arkeologjik.
– Ka qenë një gur i lashtë me mbishkrime e gjurmë Iliro-pellazgjike siç ishte rasti me formulën
X A I P E * HAIR-FAT…
Nga dy kishat më të lashta nga Trepça e lashtë e sot Martinaj, i tërë thesari i tyre sot gjendet në kishën e Brezojës-Brezovicës e cila quhet kisha e tre të shënjtëve ” Tri Sveca”-Triepshi-Trepça…
Tri-etjet, tri degët tri epshet…
Gjurmë të varreve të shumta Iliro-romake ka nëpër bjeshkët e Martinave tē cilat i quajnë Vorret e Moçime.
Ka shumë për të thënē e gjurmuar, por pikërisht nga ekspertët shqiptarë të arkeologjisë…
Koha do të bënë të vetën, e deri kur të vie koha e të krijohen kushtet për gërmime e studime të mirëfillta ato gjurmë i ruan dheu nga Trojet Tona..
Enver Prelvukaj