Ceti: 2 Mars 2021
Delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi vendosi sot kurorë me lule në varrin e mbretit Nikollë me rastin e 100 vjetorit të vdekjes . Në delegacionin e Qeverisë ishin kryeministri Zdravko Krivokapiq, ministrja e mbrojtjes Olivera Injac,ministri i të drejtave të njeriut dhe pakicave Vlladimir Leposaviq dhe ministrja për arsim ,shkencë , kulturë e sport Vesna Bratiq. Gjatë vendosjes së kurorës dhe intonimit të himnit shtetëror ,pati fishkëllima dhe brohoritje “Kjo nuk është Serbi “ nga një grup qytetarësh. Qytetarët e revoltuar më pas i larguan kurorën e vendosura .Në këtë tubim ishin të pranishëm një numër i madh i policisë që vendosen një gardh mes të tubuarve dhe kishës .