Kisha ortodokse serbe do ndertojë objekte turistike në Plazhin e vogël

Foto: Vijesti

Arkitekti kryesor shtetëror i Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit i ka dhënë pëlqimin Dioqezës së Budimës-Nikshiqit për projektin ideor të kompleksit të ardhshëm të ndërtesave me përdorime të përziera në parcelën në pronësi të Kishës Ortodokse Serbe në Plazhin e vogël të Ulqinit.

Në zgjidhjen ideor, në të cilën u dha drita jeshile dhe në të cilën gazeta “Vijesti” kishte qasje, thuhet se bëhet fjalë për një kompleks me sipërfaqe totale bruto ndërtimi prej 3122 metra katrorë, nga të cilat 1153 metra katrorë janë objekte turistike, transmeton Ulqini Online.

Siç thuhet, objekti përbëhet nga dy garazhe publike nëntokësore, një përdhesë me objekte tregtare dhe në varësi të zonës një ose dy kate me apartamente individuale.

Shkrimi i plotë i gazetës Vijesti në linkun e mëposhtëm./ Ulqini Online

https://www.vijesti.me/vijesti/drustvo/617664/spc-gradi-apartmane-iznad-male-plaze