Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Kishës serbe i refuzohet kërkesa për ndërtim dhe për asistencë policore në fshatin Martinaj

Kishës ortodokse serbe që vepron në Mal të Zi i është refuzuar kërkesa për ndërtim dhe për sigurim të asistencës policore në fshatin Martinaj

Kohë më parë përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe kanë bërë kërkesë pranë organeve përkatëse të urbanizmit në komunë të Gucisë për dhënien e lejës së ndërtimit të kishës ortodokse  në fshatin Martrinaj të Plavë Gucisë.

Kjo kërkesë  është refuzuar  falë kundërshtimit  kategorik për dhënien e kësaj leje nga përfaqësuesit  shqiptarë pranë organeve kompetente të komunës së Gucisë

Po ashtu pranë organeve të punëve të brendshme në Plavë është bërë një kërkesë nga përfaqësuesit e Kishës Ortodokse  Serbe që me datën 1 Maj tu ipet asistencë policore gjatë  mbajtjes së liturgjisë fetare që  kisha serbe planifikon të mbaj në fshatin Martinaj të Plavë Gucisë.

Nga burimet e besueshme të faqes “Plava e Gucia Sot” nga vendlindja njoftohemi  se deri më tash kjo kërkesë nuk  është aprovuar nga policia e Plavës.

Kisha ortodokse serbe përveç liturgjisë ka tendenca që edhe ta rindërtoj kishën duke vazhduar kështu me provokimet e saja të vazhdueshme.

Objekti i kishës  serbe në fshatin Martinaj të Plavë Gucisë kishte filluar të ndërtohet  dhunshëm në pronë të një  shqiptari, gjegjësisht të familjes Prelvukaj në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar, por nuk është përfunduar kurrë meqë ishte shkatërruar nga banoret e fshatit ende pa u përfunduar.

Në vendin ku gjendën mbetjet e themeleve të kësaj kishe të pa qenë kleri ortodoks ultranacionlist serbë viteve të fundit provokon banoret e Martinajve dhe të Plavë Gucisë duke mbajtur qëllimisht liturgji dhe duke ndëmarrë veprime të tjera provokuese në një mjedis etnikisht të pastër shqiptar siç është fshati  Martinaj i Plavë Gucisë. /Plava e Gucia Sot

Exit mobile version