KKSH ~ Gëzuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë!

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi u uron të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen — brenda dhe jashtë atdheut — Gëzuar Ditën e Flamurit dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë!

Gjuha shqipe, flamuri ynë kombëtar dhe atdheu ynë i përbashkët janë themelet e identitetit tonë. Përmes tyre, bota na njeh e na respekton si një komb me histori të lavdishme, me kulturë të pasur dhe me vlera të rralla.

Le t’i ruajmë dhe t’i trashëgojmë me kujdes këto thesare të shenjta brez pas brezi, si pjesë të pandashme të qenies sonë kombëtare.

Rroftë përjetë kombi shqiptar!

Gëzuar 28 Nëntorin!