Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi do të organizojë të hënën, me 28 nëntor 2022, koncert festiv me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan Ulqini Online.
Në ora 18 është paraparë një ekspozitë e piktorëve të qytetit të Ulqini ndërsa një orë më vonë është koncerti i Ansamblit popullor të teatrit të operas dhe baletit të Tiranës.
Poashtu ditën e hënë do të mbahet edhe Maratona e Pavarësisë Shkodër – Ulqin ku numri i atletëve pjesmarrës do të jetë në numër të respektueshën.