Pas zgjedhjeve të përgjithshme, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, në seancën e parë konstitutive votuan për postin e kryetarit të Kuvendit dhe e propozuan mandatarin për kryeministër të Malit të Zi.
Kryetar i Kuvendit u zgjodh, Aleksa Beçiq nga “Paqja është kombi ynë’ dhe për mandatar të kryeministrit u propozua Zdravko Krivokapiq, i cili kryeson koalicionin “Për ardhmërinë e Malit të Zi”.
Edhe pse Partia Demokratike Socialiste e presidentit malazia, Milo Gjukanoviq, fitoi më shumë vota në zgjedhjet e 30 gushtit, koalicion i tri partive opozitare siguroi 81 vende në Parlament.
Tri partitë që do të formojnë Qeverinë kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës Mali i Zi do të vazhdojë reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE, të forcojë aleancat me anëtarët e NATO-s. Po ashtu, koalicioni ra dakord të mos e tërheq vendimin për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.