Gjatë ditëve të kaluara si në rajonin Plavë Guci e në Vuthaj në veçanti, banorët po ndërmarrin aksione për rregullimin e ambientit, të infrastruktures dhe të ngritjes së nivelit të kushteve të jetesës. Në këso raste shfaqen edhe gjeste të solidariteti me vlera të larta njerēzore e që janë tejet të dobishme e domethënëse për mbarë komunitetin.
Një rast i këndshëm i tillë ndodhi edhe sot me 15 Maj 2019 me rastin e pergatitjeve për meremtim të rrugës, respektivisht të mbushjes së gropave në rrugen Guci -Vuthaj të cilin e bëri z.Haxhi Bajrami Goçaj, i cili për zgjerimin e rruges lokale dhuroi një pjesë të pronës së tij në gjatësi prej 30m dhe 2m gjerësi.
Fjala është për zbutjen e nje kthese të rrezikshme në hyrje të lagjës Qosaj nga drejtimi i Vuthajve pikërisht pranë varrezave familjare, kthesë kjo ku në të kaluaren kishin ndodhur fatkeqësi të shumta komunikacioni.
Ky gjest human i Haxhiut i cili është kontribut i vlefshëm për ngritjen e sigurisë së komunikacionit të automjeteve e te kembësorëve në këtë rrugë u vlerësua lart nga bashkefshatarët e tij të cilët në mënyra të ndryshme ia shprehen mirënjohjet e tyre.
Duke i mbështetur aksionet e këtilla e veçanërisht gjestet dhe veprimet humane qe dëshmojnë solidaritetin tradicional të banorëve të rajonit të Plavë Gucisë dhe kontribuojnë për përmirësimin e kushteve të shqiptarëve ne këtë rajon dhe pengimin e shpërnguljes se mëtutjeshme. Edhe ne të faqes “ Plava e Gucia Sot” e vlerëson lart gjestin e Haxhi Barjami Goçaj me shpresë që aksione të këtilla dhe gjeste solidatiteti do të ketë edhe më shumë në të ardhmën për të miren e popullatës shqiptare dhe të banorëve në përgjithësi.Te lumtë Haxhi, qofsh faqebardhë !
Esad Gjonbalaj
/Plava e Guci Sot