Kjo rruge arterie jetike dhe e mbijetesës për Plavë Gucinë që nga fillimi i ndërtimit të saj në esencë i ka munguar transparenca e mirëfilltë me publikun dhe opinion e gjerë lidhur me projektin dhe koston që askush nuk e ka te qarte ende se kur do të përfundoj. Ne komunikimin (në formë të shkruar) qe kemi pasur ne të redaksisë së portalit “Plava e Gucia Sot” me zyrtar të qeverisë Haradinaj na është thanë para me shumë se dy viteve se kjo rruge nga ana e Kosovës do të përfundoj në fund të vitit 2019.
Banoret e Plavës dhe Gucisë shpresojnë që kjo rruge mos të mbetet pjesë e fushatave zgjedhore por të jetë investim strategjik, kombëtar dhe të qartësohen qartë detajet e këtij projekti jetik për trevën tonë:
Përmes një postimi ne rrjetin social Facebook kryetari i Komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj sot ka bërë të ditur se punimet po vazhdojnë:
Edhe pse me buxhetin e aprovuar pak kohë më parë, rruga strategjike Deçan-Plavë është lënë me buxhet minimal, megjithatë punimet në këtë arterie që lidh shqiptarët në dy shtetet, nuk po ndalen.
Kështu ka bërë të ditur sot kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“Me tërë fuqinë, me tërë kapacitetin, me qëllim të mirë, me dashni e përkushtim, përtej mundësive tona, nuk do të ndalemi! Rruga e jetës për komunën tonë po kryhet edhe pse nuk kemi buxhet nga Qeveria e shtetit tonë! I tërë buxheti i qytetarëve të Deçanit, do jetë në funksion të realizimit të rrugës së “jetës” për komunën tonë! Do të vijë koha, kur do ta kemi tregimin e plotë! Ëndrrën e qytetarëve të Deçanit s’mund ta ndalë askush”, ka thënë Ramosaj.
Kjo, ndërtimi i së cilës është kundërshtuar nga Manastiri i Deçanit, është jetësore për deçanasit, por edhe me gjerë. Rruga, e cila tashmë ka përfunduar në dy segmente dhe është asfaltuar, shihet edhe si burim i të ardhurave, zhvillim ekonomik dhe zhvillim të turizimit malor.