Komuna e Gucisë gjatë kësaj vere pritet te investojë 900,000.00 euro ne trasenë e rrugës Guci – Vuthaj. Fjala është vetëm për një pjesë të kësaj rruge e cila do te përfundohet ne faza të ndryshme bazuar ne mundësitë buxhetore te komunës. Segmenti qe pritet te kryhet këtë vit do te realizohet me standarde evropiane me dy korsi dhe me trotuar ne njenen ane dhe do te kete ndriçim.
Segmenti rrugor qe parashihet te kryhet gjate ketij viti e ka gjatësinë 1km e 300m dhe i bije rrugës se poshtme te lagjes Qosaj dhe del ne lokacionin Shtrenjt. Kjo trase e re do ta lehtëson qarkullimin por do ta edhe eliminon rrezikun nga rruga aktuale qe i binte neper lagjen Qosaj.
Deri tash eshtë marrë pëlqimi paraprak nga pjesa dërmuese e banorëve lidhur me trasenë e këtij segmenti rrugor. Shpresojmë dhe besojmë ashtu si edhe ne te kaluarën që vuthjanet do ta përkrahin këtë projekt te rendesishem duke bere lehtësimet e duhura, e poashtu edhe qe komuna do t’ua rregullojë rrethojat e livsdheve e pronat gjate ndërtimit te këtij segmenti./Plava e Gucia Sot