Komunës së Tuzit i zbuten masat e përkohshme epidemiologjike si pasojë e pandemisë Covid-19

Në mbledhjen e Trupit nacional koordinues për sëmundje infektive të Qeverisë së Malit të Zi, të mbajtur dje, më 13.04.2020. në Podgoricë, e menaxhuar nga kryetari Millutin Simoviq, është prurë vendimi që Komunës së Tuzit t’i zbuten masat e përkohshme epidemiologjike të futura më parë, për shkak të pandemisë Covid-19, sepse qytetarët dhe stafi i drejtuar i saj janë shembull i disiplinës dhe sjelljes së përgjithshme për të gjithë në respektimin dhe përfilljen pedante të urdhëresave dhe rekomandimeve të organeve gjegjëse të Qeverisë së Malit të Zi. Në mbledhje kanë qenë të pranishëm edhe kryeministri i vendit, Dushko Markoviq, dhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në 180 mostrat e testetuara në laboratorët mikrobiologjik të institutit, gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi, në koronavirusin Covid-19, kanë rezultuar pozitiv 5 persona: 3 në Podgoricë, 1 në Nikshiq dhe 1 në Ulqin. Tri raste janë kontakte të rasteve të konfirmuara, kurse për dy të tjera, burimi i infektimit është në hulumtim.

Në 89 mostrat e testuara dje, në kohën prej orës 8:30 deri në atë 18:45, në koronavirus pozitiv ka rezultuar 1 person – nga Podgorica, dhe në 91 mostrat e testuara në intervalin kohor 18:45-08:30, pozitiv kanë rezultuar 4 persona: 2 në Podgoricë, 1 në Nikshiq dhe 1 në Ulqin.

Të dhënat e sipërshënuara dëshmojnë se numri i të prekurve nga virusi Covid-19 deri më sot në Mal të Zi ka arritur në 278 (153 meshkuj dhe 125 femra) prej të cilëve 45 janë fëmijë dhe rinj (14 të moshës 0-9 vjeçare dhe 31 të moshës 10-19 vjeçare).

Pasqyrëza numerike e rasteve të prekura me virusin Covid-19 në komuna:

Podgoricë-149,

Tuz-36,

Nikshiq-32,

Tivarë-21,

Ulqin-11,

Andrijevicë-7,

Bijello Pole-6,

Herceg Novi-6,

Budva-4,

Danillovgrad-3 dhe

Tivat-3.

Përfaqësuesit e Këshillit nacional koordinues të sëmundjeve infektive, dr. Senad Begiq dhe dr. Alleksandar Kujoviq, në konferencën e djeshme për media të mbajtur në ora 17:00, në pyetjet e gazetarëve kanë dhënë një vistër përgjigjesh lidhur me situatën e përgjithshme epidemiologjike në Mal të Zi. Ata kanë njohur se për trajtim mjekësor në spitale janë të hospitalizuar 41 të sëmurë, 19 prej të cilëve në repartet gjegjëse të Qendrës klinike në Podgoricë, 4 në përkujdesje intensive për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore (rrezikut për jetë), 3 sish të kyçur në respiratorë.

Prej mbrëmë, numri i të vdekurve në Mal të Zi nga koronavirusi Covid-19 ka arritur në 4, sepse një person i moshës 79 vjeçare ka ndërruar jetë. 9 persona të shëruar janë përcjellë në shtëpi për përkujdesje dhe trajtim të mëtejmë shëndetësor.

Nga Këshilli nacional koordinues është bërë me dije se 21 punëtorë të profileve të ndryshme shëndetësore janë të infektuar me virusin Covid-19 dhe gjenden në izolim.

Nga Drejtoria e policisë së Malit të Zi, është konfirmuar se për shkak të shkeljes, mosrespektimit dhe mospërfilljes së masave, rekomandimeve dhe urdhëresave të prura nga Trupi nacional koordinues dhe organe tjera

relevante të Malit të Zi, deri dje në mëngjes janë burgosur 883 persona, prej të cilëve më së shumti janë nga Podgorica – 200 sish, në Tivarë – 149, Nikshiq – 124, Herceg Novi – 81, Budvë – 44, Kotorr – 37, Ulqin – 35, Danillovgrad – 30, Plevla – 28, Beran – 24, Plavë – 22, Tivat – 20, Tuz, Cetinjë dhe Bijello Pole nga 17, Rozhajë – 14, Zhablak – 11, Mojkovac e Kollashin nga 6 dhe në Shavnik – 1, kurse në komunat: Guci, Andrijevicë, Petnjicë dhe Plluzhinë nuk ka të burgosur.

Gjendja epidemiologjike nga pandemia Covid-19 në shtetet e rajonit ende është alarmante, e shprehur ku më shumë e ku më pak.

Të dhënat e fundit dëshmojnë se numri i të prekurve, shëruarve dhe të vdekurve krahasuar me ato të ditës paraprake, janë në rritje e sipër:

Në Shqipëri: 475 të infektuar, 248 të shëruar dhe 24 të vdekur;

Në Kosovë: 377 të infektuar, 63 të shëruar dhe 8 të vdekur;

Në Serbi: 4054 të infektuar, 400 të shëruar dhe 85 të vdekur;

Në Kroaci: 1650 të infektuar, 400 të shëruar dhe 25 të vdekur;

Në Bosnje e Hercegovinë: 1080 të infektuar, 218 të shëruar dhe 39 të vdekur;

Në Slloveni: 1220 të infektuar, 152 të shëruar dhe 56 të vdekur dhe

Në Maqedoninë e Veriut: 854 të infektuar, 44 të shëruar dhe 38 të vdekur.

Shaban Hasangjekaj