Komuniteti Shqiptar në New York organizon protestë para konsullatës së Serbisë

Komuniteti Shqiptar në bashkëpunim me komunitetin Kroat dhe atë Boshnjak do të organizojnë një protestë para konsullatës se Serbisë me   moton: “RALLY FOR HER JUSTICE”.

Kjo protestë ka të bëjë me ngritjen e zërit kundër shtetit serb, shtet ky i cili ka bërë krime të paimagjinueshme në Gadishullin Ballkanik, shtet I cili përmes spastrimit etnik, vrasjeve dhe dhunimeve tentoj te ndërtoj ëndrrën e kamotshme hegjemoniste të Serbisë së Madhe.

Serbia historikisht  është dhe ishte  shtet gjenocidial, ajo sot  mbanë kriminelë të çdo niveli ushtarakesh, paramilitarë dhe kriminelë ordiner lufte ne çdo nivel të shoqërisë serbe. Serbia, një shtet me mentalitet fashizoid sot flenë mbi varret masive gjithandej territorit të Serbisë .

Serbia  sot me ndihmën e Rusisë hegjemoniste të Putinit po vazhdon avazin e vjetër te ndërhyrjeve flagrante,  duke destabilizuar shtetet e Ballkanit të cilat kanë qëndrime dhe synime  pro-perëndimore, duke ndërhyrë ne Kosove, Mal te Zi dhe Bosnje .

Andaj te nderuar bashkëkombës duhet të dalim me datën 28 Tetor 2021, në numër sa më të madh para Konsullatës të Serbisë, ta ngrehim zërin para botës, duke publikuar dhe denoncuar krimet dhe shtetin i cili  mbështet dhe rehabiliton kriminelet e luftës. Ne, si komunitet Shqiptaro-Amerikan  nuk do të rrimë në heshtje, por do ta  ngrehim zërin për ata që  u vranë, u dhunuan dhe u masakruan nga ky shtet kriminelesh.

Ju ftojmë që te vini më 28 Tetor 2021,në ora 12:00 në këtë adrese: 62 W 45th St New York, NY,  me qëllim që së bashku,  si komunitet, ta alarmojmë bashkësinë ndërkombëtare dhe miqtë e Serbisë, se ne jemi këtu dhe nuk do të ndalemi para këtij shteti të ndërtuar mbi gjak, krime e gjenocide.

Heshtja vret, prandaj planifikoni kohën Tuaj sepse viktimat e shkaktuara nga Serbia  kërkojnë drejtësi. E ne këtu ku jetojmë ne vendin me demokratik në botë nuk guxojmë asësesi të heshtim. Është e drejtë jona dhe obligim kombëtar që para botes të kërkojmë drejtësi për gjakun e derdhur, për viktimat e pafajshme kundër krimeve që i ka bërë Serbia fashiste.