Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe Komuniteti Ukraino-Amerikan do te zhvillojnë një demonstratë para Misionit të Rusisë në New York

NJOFTIM

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe Komuniteti Ukraino-Amerikan do te zhvillojnë një demonstratë para Misionit të Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Demonstrata do të bëhet në Manhattan në East 67 Rrugë midis Park Avenue dhe Lexington Avenue, të shtunën me 12 Mars duke filluar në ora 11 të mëngjesit e deri në orën 3 pas dite. Diaspora Ukraino-Amerikane dhe Shqiptaro-Amerikane janë shumë të shqetësuara për fatin e popullit të Ukrainës të sulmuar barbarisht nga forcat ushtarake të  Rusisë. I gjithë kombi shqiptar është i shqetësuar për gjenocidin rus në Ukrainë edhe për faktin se atje jeton një prej diasporave më te vjetra shqiptare që edhe sot e kësaj dite ruajnë gjuhën dhe traditat shqiptare. Kjo tragjedi na kujton gjenocidin serb kundër popullit shqiptar gjatë luftës së Kosovës për liri. Ne shqiptarët  e Amërikës kemi detyrime morale të mbështesim luftën e atij populli për liri e demokraci. Nga ana tjetër kemi detyrime të veçanta ndaj Shteteve të Bashkuara për shpëtimin e Shqipërisë nga copitmi në vitin 1919 dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Siç shihet  Shtetet e Bashkuara kanë për të luajtur rolin kryesor për lirinë dhe demokracinë e Ukrainës. Pra populli shqiptar në përgjithësi dhe shqiptarët e Amerikës në veçanti kemi detyrime për fitoren në këtë rast të botës perëndimore demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara. Komuniteti Ukraino-Amerian është bashkuar me Komunittin tonë në këto aktivtete për lirinë dhe demokracinë e Ukrainës. Jeni të lutur të merrni pjesë dhe të sjellni flamuj dhe parulla kundër  Vlladimir Putinit dhe politikës së tij antinjerëzore dhe ati-demoratike. Ky Hitler i Dytë i Evropës po rrezikon paqën dhe lirine e botës.

EDHE NJË HERË KËTË THIRRJE E BËNË KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN DHE KOMUNITETI UKRAINO-AMERIKAN SHIHEM DITËN E SHTUNË PARA MISIONIT TË RUSISË NË KOMBET E BASHKUARA NË NEW YORK

Lip