Koncerti i Manjola Nallbani në Guci – Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi

Në organizim të Institucionit Publik Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi, të mërkurën, më 19 qershor 2024, do të organizohet një koncert i muzikës tradicionale dhe popullore nga interpretuesja e njohur shqiptare Manjola Nallbani. Programi do të mbahet në sallën e Qendrës së Kulturës në Guci, me fillim në ora 20:00.

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Manjola Nallbani, është profesore në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ajo ka performuar në të gjithë Evropën, në Amerikë, Kanada dhe Australi. Ajo këndon të gjitha zhanret muzikore, nga opera deri te kënga tradicionale. Në koncert do të marrin pjesë si mysafire Irma dhe Ilda Nurkoviq, interpretueset e muzikës tradicionale dhe etno.

Hyrja është falas. Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi tashmë prej një dekade e gjysmë këmbëngul në nxitjen dhe afirmimin e vlerave të kulturës së popujve pakicë, multikulturalizmit, jetës së përbashkët dhe bashkëjetesës së diversiteteve.