KONGRESI HISTORIK SHQIPTAR NË TRIESTE TË ITALISË I VITIT 1913

Prof.dr.Naser FERRI

Kongresi Shqiptar u zhvillua më 1-4 mars 1913 në hotelin “De la Ville” në Trieste, me përfaqësues nga Shqipëria si dhe të përfaqësues nga diaspora : nga Shtetet e Bashkuara, Rumania, Bullgaria, Italia, Egjipti etj. . Ky kongres njihet me emrin “Kongresi i Triestes”. Mes delegatëve të pranishëm ishin Giuseppe Schiroi – Arbëresh, Hil Mosi, Fazli Toptani, Abdi Toptani, Princi Albert Gjika, Nuzet Vrioni, Luigj Gurakuqi, Pandeli Evangjeli, Sotir Kolea, etj. Në kingres kishin marre pjrsë gjithsej 154 delegatë shqiptarë, që i përkisnin çdo rajoni, të cilët u mblodhën më pak se 6 muaj pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Me këtë rast ishin diskutuar masat që u konsideruan më të përshtatshmet për mbrojtjen e shtetit të ri të pavarur shqiptar. Nënshkruesit ishin 120 delegatë. Foto dhe informatat: Scopri l’Apbania