Kongresi i SHBA-së aprovon shitjen e aeroplanëve F16 Kroacisë

Kongresi amerikan miratoi shitjen e Izraelit të aeroplanëve luftarakë F16 për Kroacinë, shkruan Veçernji List, duke shtuar se ende nuk është fundi, pasi gjithçka tani kthehet në Departamentin e Shtetit, ndërsa bisedimet e drejtpërdrejta midis SHBA dhe Izraelit për çmimin përfundimtar të avionit po zhvillohen.

Duke iu referuar burimeve të Departamentit të Shtetit, gazeta kroate shkruan se ka skaduar afati prej 15 ditësh, brenda të cilit anëtarët e Komitetit të Politikës së Jashtme duhet t’i bënin kundërshtimet e tyre ndaj transferimit të propozuar të armëve amerikane te një palë e tretë.