Ministri i Jashtem Glauk Konjufca se fundi ka marr një veprim që lidhet direkt me ambasadoret politik duke propozuar tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik : Znj. Vlora Çitaku, Z. Edon Cana, Z. Lirim Grejçevci, Z. Shpend Kallaba, Znj. Mimoza Ahmetaj, Z. Ylber Hysa, Z. Ramadan Avdiu.“Jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës. Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik : Znj. Vlora Çitaku Z. Edon Cana Z. Lirim Grejçevci Z. Shpend Kallaba Znj. Mimoza Ahmetaj Z. Ylber Hysa Z. Ramadan Avdiu.”