Fluturimet nga Podgorica drejt Bolonjës dhe Milanos prej ditës së sotme do të anullohen, si masë parandaluese kundrejt përhapjes së korona virusit në Mal të Zi, kanjë njoftuar nga Ministria e shëndetësisë. Linja drejt Romës do të vazhdojë të jetë në funskion normal. Nga Instituti për shëndet publik thonë se sipas vlerësimeve, gjendja në veri të Italisë është më e përkeqësuar në lidhje me këtë sëmundje dhe kjo është arsyeja e këtij vendimi, si dhe do të vazhdojnë të mbajnë nën mbikqyrje personat që vijnë nga zonat e goditura me koronavirus.