Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Kosova dhe zgjedhjet amerikane

ardhmja e Republikës  Kosovës duhet dhe mund përcaktohet vetëm nga shumica e popullit  saj

Agim Aliçkaj

         Zgjedhjet amerikane këtë vit filluan në motin shumë tëftohtë të shtetit të Iowa-s.  Këto zgjedhje tregojnë të jenë shumë tëvështira dhe të çuditshme, demokratike por jo krejt normale. Amerika është vendi i çudirave, ku gjithçka është e mundur.

         Askush nuk e di se kush do të fitojë këtë herë.

        Partia Demokratike, pasi presidenti Biden u tërhoq nga garapër shkak të problemeve serioze të moshës, ka emëruarzëvendëspresidenten Kamala Harris si kandidaten e saj përPresident. Ajo është një femër minoritare, relativisht e panjohurnë krahasim me Trump dhe konsiderohet shumë liberale.

         Kandidati i partisë republikane, ish-presidenti Trump, gati80 vjeç, i dënuar për 34 vepra penale, është i ndërlikuar dhe ipaparashikueshëm. Ai refuzoi të pranonte zgjedhjet e humbura tëvitit 2020, gjë që i shtyu mbështetësit e tij të sulmonin Tempulline demokracisë – Capitol Hill. Sistemi demokratik amerikanmbizotëroi.

         Janë disa çështje që ndikojnë në vendimin e shtetasveamerikanë se për kë do të votojnë, si situata ekonomike, emigracioni, të drejtat riprodhuese, marrëdhëniet me jashtë, etj. Por këtë herë duket se votuesit do të vendosin më shumë kundërsesa për kandidatin. Premtimet boshe, gënjeshtrat dhe mungesa e mirësjelljes janë shqetësuese. Ndarja dhe urrejtja ndajkundërshtarëve politikë ka arritur kulmin.

        Mbështetësit e kandidatit Trump mendojnë se politikat e administratës Biden, veçanërisht imigracioni jashtë kontrollit, poshkatërrojnë Amerikën. Ata të zonjës Harris e konsiderojnë zotinTrump si të paqëndrueshëm mendor dhe të rrezikshëm me tendenca diktatoriale, që mund të shkatërrojë demokracinëamerikane.

         Mbështetësit më të fortë të zëvendëspresidentes Harris janëgratë, disa pakica dhe republikanët të pakënaqur me sjelljen e ish-presidentit Trump. Ndërsa, përkrahja më e madhe për Trump vjennga nacionalistët, konservatorët ekstremë, izolacionistët dheburrat, veçanërisht ata të një moshe më të re që besojnë se diktatura ofron forcë dhe siguri. 

         Republikanët parimorë, ish-zëvendëspresidenti Mike Pence, Liz Cheney, Mitt Romney dhe qindra të tjerë janë veçanërisht tërëndësishëm. Ata janë të ofenduar nga sjelljet e ish-PresidentitTrump, e fajësojnë atë për nxitjen e sulmit të 6 janarit të 21 janaritnë Capitol Hill dhe e konsiderojnë atë një rrezik për partinë e tyredhe demokracinë amerikane. Ata shpresojnë se humbja e Trump do ta kthejë partinë republikane në rrugën e ish-presidentit tëfamshëm Ronald Reagan.

         Zgjedhjet amerikane kanë rëndësi të veçantë për Kosovëndhe kombin shqiptar. Amerika e ka ndihmuar krijimin e shtetit tëKosovës dhe është e interesuar ta mbrojë atë si një projekthistorik humanitar dhe strategjik. Mirëpo mbështetja amerikanepër Kosovën mund të ndryshojë në intensitet dhe formë, varësishtnga problemet botërore dhe interesat gjeopolitike të administratësaktuale. 

         Administrata e ish-presidentit Donald Trump nuk bëri gjëqenësore për Kosovën, përveç njohjes së pavarësisë nga Izraelipër interesa të veta dhe të Izraelit. Emisari Richard Grenell u korruptua tërësisht nga regjimi fashist serb dhe tentoi bashkë me opozitën ta shkatërrojë demokracinë e Kosovës, ta ndajë ose ta kthejë  Kosovën nën sqetullën e Serbisë përmes Marrëveshjes përnormalizim ekonomik.

         As administrata e Presidentit Biden nuk pati ndonjë suksesnë zgjidhjen e konfliktit me Serbinë. Kjo vjen si befasi, sepse aipersonalisht konsiderohet si një përkrahës i madh i Kosovës dhenjë kritik i ashpër i gjenocidit serb në Bosnje dhe Kosovë.

         Gabimi kryesor ishte sepse, i zënë me probleme të mëdhabotërore, administrata e tij ia la çështjen e Kosovës pamëshirësisëdhe padrejtësisë evropiane. Politika e njëanshme evropiane e përkëdheljes të agresorit serb dhe nënshtrimit të popullit tëviktimizuar të Kosovës dështoi. Me te dështoi edhe politikaamerikane.

         Lind pyetja, cilën palë duhet të mbështesë dhe të votojëkomuniteti shqiptaro-amerikan?

         Realiteti është se komuniteti shqiptaro-amerikan është indarë në të dyja anët. Veprimi dhe bashkëpunimi me të dyjapartitë kryesore ka qenë shumë i suksesshëm në katër dekadat e fundit. Shembull për këtë është Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane e udhëhequr nga legjendat e lobimit në Washington Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi.

          Këtë herë, pas një shqyrtimi dhe vlerësimi të thellë tëshumë fakteve, edhe Joe Dioguardi, i cili është një republikankonservator, doli në mbështetje të zonjës Kamala Harris. Shirley dhe shumica e Bordit të LQSHA ndajnë të njëjtin pozicion. Ne mendojmë se Trump është i paparashikueshëm dhe ka potencialpër të marrë vendime drastike. Me Presidentin Harris, më e keqjaqë mund të ndodhë është që status quo-ja të vazhdojë edhe përpak kohë.

         Ne nuk gjykojmë ata bashkatdhetarë dhe aktivistë tëkomunitetit tonë, të cilët për arsyet e tyre mbështesin kandidatinTrump. Mirëpo presim që kontaktet me selinë e tij t’i shfrytëzojnëpër të siguruar mbështetje për interesat e Kosovës dhe të kombitshqiptar, e jo për foto-op dhe të marrin detyra për të bërë presionndaj qeverisë së Kosovës.

          Dhe të mos harrojmë se komuniteti shovinist serbo-amerikan më së shumti mbështet Trump dhe ka krijuar njëmarrëdhënie të veçantë me emisarin Grenell i cili është plotësishtnë shërbim të interesave serbe.

        Sapo u bë e ditur se zëvendëspresidentja Harris i ështëdrejtuar komunitetit shqiptaro-amerikan me një letër ku ifalenderon për kontributin e dhënë dhe i fton të marrin pjesë nëdemokracinë amerikane. Kjo duhet të na e bëjë më të lehtë për tëvotuar për të.

         Pavarësisht se kush i fiton këto zgjedhje, puna jonë nëWashington në interes të Kosovës dhe çështjes kombëtare duhettë vazhdojë. Ushtrimi i ndikimit në çdo administratë nëpërmjetKongresit Amerikan sjell rezultate të favorshme.

          Kosova duhet të sigurojë mbështetjen amerikane duke forcuar demokracinë, ekonominë dhe sundimin e ligjit të shtetit, e jo duke bërë lëshime ndaj kërkesave destruktive serbe dhe tëpadrejta evropiane. Asociacioni serb pa njohjen e pavarësisë ngaSerbia dhe hyrjen e Kosovës në NATO paraqet vetëvrasje.

         Populli i Kosovës ka në dorë që në zgjedhjet e 9 shkurtit, qeverisja e vendit t’i jepet edhe për një mandat treshes sëshpresës, aftësisë dhe sigurisë, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca. Por ata, duhet të kenë kujdes që të mos përçahen në këtomomente vendimtare për Kosovën. Kosova dhe mbarë kombi shqiptar ende kanë nevojë për unitetin e tyre.

         Liderët e fortë, të pakorruptuar dhe demokratikë, tëmbështetur nga shumica e popullit, janë garanci për shtetin e Kosovës.

         Opozita është ende totalisht konfuze, nuk e ka të qartë se përtë fituar zgjedhjet duhet të kërkojnë falje për gabimet e sëshkuarës dhe të bëhen më të mirë se pozita. Sharjet, kritikat pa vend, shpifjet dhe qëndrimet e ngjajshme me ato të fashistëve tëBeogradit nuk bëjnë punë. KM i Shqipërisë Edi Rama është ipreokupuar me rehabilitimin e Serbisë dhe veprimet korruptive nëShqipëri.

         Gjëja  e rëndësishme është se ekzistenca e Republikës Kosovës nuk mund  varet ekskluzivisht nga askush dhenga asnjë administratë amerikane apo evropiane. E ardhmjaRepublikës  Kosovës duhet dhe mund  përcaktohetvetëm nga shumica e popullit  sajaskush tjetër.

         Edhe pse jo perfekte, SHBA është ende vendi më i fortë, mëdemokratik dhe më i mirë në botë. Amerika është shtëpia e njerëzve të shumë prejardhjeve dhe etnive nga e gjithë bota. Kosova është vendi më i ri në botë, ndërsa populli shqiptar ështëndër më të vjetrit dhe më paqësorët në Evropë. 

         Prandaj populli amerikan dhe populli shqiptar janë tëmbrojtur nga vetë Zoti. 

         Urime dhe suksese në zgjedhjet e 5 Nëntorit Amerika jonë e dashur!

Exit mobile version