Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka shqyrtuar propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj për të blerë 4 dronë.
Mjetet e sofistikuara ajrore do të shërbejnë për rritjen e kapaciteteve për vëzhgim dhe zbulim dhe do të blihen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pothuajse i gjithë kabineti i qeverisë së Kosovës ka qenë dakord me këtë propozim që do t’i kushtojë jo pak buxhetit të shtetit, përveç ministrit për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq, i cili tha se këto shpenzime janë të papranueshme në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë.
Çështja e dronëve tashmë duket se është kthyer në një trend pasi disa kohë më parë, gjatë vizitës në Stamboll, kryeministri Rama njoftoi arritjen e një marrëveshje për pajisjen me disa dronë inteligjentë që do të shërbejnë për monitorimin e territorit.