Kosova furnizohet me mbi 503 mijë doza të vaksinave Pfizer nga SHBA’ja

Kosova është furnizuar sot me 503 mijë e 100 doza të vaksinave Anti-COVID.

Ky është donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX’it.

Kështu është bërë e ditur nga programi i UNICEF’it në Kosovë.

Nga ky program u kanë kërkuar qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

“503,100 doza të vaksinave anti COVID-19 arritën në Prishtinë sot, donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX-it me mbështetje nga UNICEF-i. Vakcinohu BashkëIaDalim”, thuhet në njoftim.