Samka Ferri u lind ne Pejë më 1953. Në vendlindje përfundoi shkollen fillore dhe atë të mesme ndërsa studimet e rregullta i mbaroi ne Universitetin e Zagrebit (VSTO) ne vitin 1976.
Samka Ferri me origjine është nga Plave Gucia dhe është njëra nga pinjollet e denja te familjes legjendare te Plave Guciase te familjes se Jakup Ferrit dhe motër e prof Dr Naser Ferrit.
Si kostumografe punoi ne Televizionin e Prishtines (TVP) prej vitit 1977 e deri me vitin 1990, kur punetoret shqipetare u debuan nga ky institucion me dhune nga forcat policore te regjimit serb.
Gjate periudhes kohore sa ishte punonjese – kostumografe, e TVP-se Samka Ferri ka punuar kostumografine per thuajse te gjitha projektet televizive, nga te cilat veçohen per nga suksesi projektet vijuese dramaturgjike : “Epoka para gjyqit” – ne regji te Ekrem Kryeziut, “Ropullari” – regjia Sefo B. Krasniqi, “Fluturimi i Micakut” – regjia Emin Halili, “Kopshti i pleqerise” – regjia Skender Nimani, “Skerco” – regjia Muharrem Qena dhe te tjera.
Ne Televizionin e Prishtinës (TVP) po ashtu e ka realizuar kostumografin e serialeve televizive “Ate e bir ne qete” – regjia Bashkim Mula, “Fidani” – regjia Sadedin Prekazi dhe shume të tjera. Ka realizuar po ashtu kostumografine e programeve te Vitit te Ri si dhe te spektakleve dhe emisioneve me raste te ndryshme.
Samka Ferri ka punuar me shume sukses kostumografine edhe per nje sere projektesh filmike te metrazhit te gjate. Ne filmin “Kur pranvera vonohet” – ne regji te Ekrem Kryeziut, ishte asistente e kostumografes zonja Violete Zariqi – Xhaferi, e si kostumografe punoi ne filmat: “Tre vet e kapercejne malin” ne regji te Besim Sahatçiut, “Lepuri me pese kembe” ne regji te Smail Imerit, “Kur shpirti ndron jete” – regjia Smail Imeri & Mehdi Popaj, “Anatema” ne regji te Agim Sopit (filmi eshte nominuar, perveç çmimeve të tjera, edhe per kostumografi me te mire ne Festivalin e filmit ne Tirane ne vitin 2006), “Agnus Dei” po ashtu ne regji te Agim Sopit (deri tani filmi ka fituar rreth 100 çmime te festivaleve nderkombetare nga te cilat shumica janë çmimet e para).
Samka Ferri i ka punuar edhe kostumet per filma te metrazhit te shkurter : ”Veç kuq” dhe “Private number”, te dyte ne regji te Durim Kryeziut, “Mrs UN” ne regji te Dhimiter Ismajli, “Perjetsisht femije” ne regji Lorena Sopi dhe shume filma të tjere.
Si mysafire kostumografe ka punuar ne teatrot e ndryshme ku me sukses veçohen kostumografite e shfaqjeve : “Zhorzh Danden” ne regji te Muharrem Qenes dhe “Idem u llov” ne regji te Alleksandar Kovaçeviq, “Dinjiteti” – ne regji te Agim Selimit, ne teatrin e Pejes.
Kostumografine per shfaqjen “Romeo dhe Zhulieta” ne regji te Toni Grady & Margaret Higgins, ne Teatrin e Gjilanit.
Ne Teatrin e Ferizajit ka punuar kostumografit per shfaqjet : “Llamba magjike e Aladinit” – regjia Meli Qena, “S’ mund te paguajm! S’ do te paguajm” – regjia Zana Hoxha Krasniqi, “Atentatoret” – regjia Agim Selimi, “Njeriu, kafsha dhe virtyti” – regjia Kushtrim Bekteshi.
Ne Teatrin e Tetoves ka realizuar kostumet per shfaqjen “Deshmitari” ne regji te Selami Tarakut.
Ne Teatrin Laborator “Loja” realizoi kostumografine per shfaqjen “Kemisha e gjakut” – regjia Bekim Lumi.
Ne Teatrin e Prizrenit punoi kostumografitë e suksesshme per shume shfaqje. Disa nga ato shfaqje jane: “Pushket e zonjes Karar” –regjia Luljeta Çeku, ”Babai im e donte Adolfin” – regjia Agim Sopi, “Dosja K” – regjia Iliriana Arifi, “Darka publike” – regjia Agim Selimi, “Nje jete ne teater” – regjia Afrim Kasapolli, “Trenat” – regjia Haqif Mulliqi, “Shtepi kukulle” – regjia Sokol Plakolli, “Sherbetori i dy zoterinjeve” – regjia Kushtrim Bekteshi’ “Mbledhje ne parlament” – regjia Kaletrim Balaj, “Arti komedise” – regjia Kastriot Cipi, “Te drejtet” – regjia Mahir Musliu, “Armiku i popullit” – regjia Fatos Berisha, “Ata qe ikin” – regjia Kushtrim Bekteshi.
Ne Teatrin e Shkodres “Tartufi” – regjia Kushtrim Bekteshi.
Me sukses i realizoi edhe kukullat te cilat i punoi per shfaqjen e kukullave per femije “Minuku Lozonjar” – regjia Meli Qena ne Teatrin e Kukullave Dodona, ku punoi kostumografine per shfaqjen “Borgjezi fisnik” – regjia Luan Daka, “Dite vere” dhe “Fustani pika – pika” – regjia Meli Qena, “Idioti” – regjia Enver Petrovci, “Me fol per dashuri” – regjia Kreshnike Osmani, “Dardha pas bunari”dhe “Kohe pa ngjarje” ne regji te Iliriana Arifi (u shfaqen si premiere ne Etno Teater ne Kukavice), “Me fol per dashurine” – regjia Kreshnike Osmani.
Ne kuader te veprimtarise se saj ne Teatrin Kombetar te Kosoves ne Prishtine, (ku eshte e punesuar aktualisht si kostumografe e perhershme), ka punuar me shume se 160 kostumografi te zhanreve te ndryshme nga te cilat veçon kostumografite e shfaqjeve ne vijim : “Beselam pse me flijojne” – regjia Sefo B. Krasniqi, “Plaga e sheruar” – regjia R. Radojkoviq, “Fjala prej gurit” – regjia Luan Daka,”Nastasja Fillipovna” – regjia Selami Taraku, “Venedikasja” – regjia Faruk Begolli, “Garderobisti” – regjia Selami Taraku, “Dema dhe toreadore” – regjia Asllan Hasaj, “Personi i dyshimt” – regjia Vellimir Mitroviq, “Kengatarja tullace” – regjia Ivan Kllemenc, “Mergimtaret” – regjia Xhevat Qorraj, “Kur lindi partia” – regjia Luan Daka, “Te cmendur nga dashuria” – regjia Jug Radivojeviq, “Bash cellik” – regjia Sasha Llatinoviq, “Mbreti Ibi” – regjia Vellimir Mitroviq, “Kopraci” – regjia Asllan Hasaj, “Gruaja e keqe” – regjia Mirosllav Benka, “Babai” – regjia Selami Taraku, “Servisi i shpirtit” – regjia Xhevat Qorraj, “Cudira ne Shargan” – regjia Mirosllav Benka, “Xhaxha Vanja” – regjia Agim Selimi, “Revizori” – regjia Vellimir Mitroviq, “Tregimet familiare” – regjia Nenad Todorovic, Ushtari mburacak” – regjia Asllan Hasaj, “Lamenti” – regia Selman Jusufi, “Fluturimi mbi folen e qyqes” – regjia Ilir Bokshi, “Martesa e Barionit” – regjia Atdhe Gashi, “Sexteti”- regjia Ilir Bokshi, “Endra e qenit” – regjia Isa Qosja, “Komedia” – regjia Ilir Bokshi, “Shfaqja e fundit” – regjia Fadil Hysaj, “Ti mos u perzij” – regjia Adem Mikullovci, “Koridoret e tmerrit” – regjia Ekrem Kryeziu, “Dredhezat mbi varre” – regjia Jeton Ahmetaj, “Muzgu i lirise” – regjia Agim Selimi, “Ku eshte populli” – regjia Esat Brajshori, “Pinoku” – regjia Meli Qena, “Oda ne Hamburg” – regjia Afrim Kasapolli, “Mendohu Xhakomino” – regjia Esat Brajshori, “Babai” (verzioni i II ) regjia Selami Taraku, “Aleksander Mojsiu” – regjia Agim Selimi, “Komploti Ilir” – regjia Ekrem Kryeziu, “Shtepia e Bernarda Albes” – regjia Bekim Lumi, “Liza po fle” – regjia Agim Selimi, “Udhesi i majes se larte” – regjia Iliriana Arifi, “Engjelli I vdekjes” – regjia Kastriot Saqipi, “Hena prej letre” – regjia Fadil Hysaj, “Liria po vjen” – regjia Agim Selimi, “Nirvana” – regjia Selman Jusufi, “Motra e katert” – regjia Agim Sopi, “Cubi I Kukurecit” – regjia Iliriana Arifi, “Cifti Martin” – regjia Bekim Lumi, “Rebelet” – regjia Bujar Luma, “Vrasja e mushkonjes” – regjia Donard Hasani, “Dosja H” – regjia Agim Sopi, “Nje varr per majorin e mbretit” – regjia Haqif Mulliqi, “Luani, shtriga dhe dollapi” – regjia Arijeta Ajeti, “Shkabat” – regjia Sokol Plakolli, “Deshmitari” – regjia Selami Taraku, “Vorbulla – regjia Agim Selimi, “Vdekja e nje komisioneri” – regjia Lupco Georgievski, “Gishti” – regjia Erson Zymberaj, “Nena dhe femija” – regjia Bekim Lumi, “”Nje burre mes dy grash” – regjia Ilirjan Himaj, “Pertej kufijve te pushtetit” – regjia Esat Brajshori, “Shtepia pa dritare” – regjia Besim Ugzmajli.
Pos këtyre,Samka Ferri i punoi me shume sukses edhe kostumografite per trupen e baletit ne bashkepunim me koreograf me fame nderkombetare dhe boterore : “Balloja e diplomes” – koreograf Ilir Kerni, “Fluturimi drejt drites” – koreografe Sylvia Tomova, “Aty ku drita bie” – koreograf Antonio Pio Fini, “Copelia” – koreograf Ilir Kerni, “Verdi Requiem” – koreograf Michael Mao, “She – ra – zade” – koreografe Allesandra Panzavolta (premiera u mbajt ne festivalin “Napoli Teatro festival” dhe pat shume sukses dhe lavderata), “Liria ime (My liberty)” – koreograf Israel Rodrigues, “Tregimi yt, trgimi im (Your stories, my stories)” – koreograf Darel Toullon, “La Sylphide” – koreograf Ilir Kerni, “Otello” – koreograf Pellumb Agalliu…
Pos realizimit te kostumografive te projekteve te permendura, Samka Ferri ka marre pjese edhe neper ekspozita kolektive te arteve aplikative me ç’rast ne Ekspoziten pranverore per te rinj (ne vitin 1989) fitoi çmimin e pare per punimin me titull “Intermezzo” (kukullat prej harni)
Per punen e suksesshme si kostumografe u shperblye me shperblim per kostumografi me te mire ne takimet “Joakim Vujiq” per kostumet e shfaqjes “Revizori”, ne Festivalin e teatrove ne Prishtine per kostumografi te shfaqjeve : “Fluturimi mbi folen e qyqes” dhe “Shfaqja e fundit”, shperblimi per kostumografi me te mire ne Festivalin e teatrove ne Ferizaj per kostumet e shfaqjese “Sherbetori i dy zoterinjeve” ne regji te Kushtrim Bekteshit, Pllaketi per kontributin e dhene ne Teatrin Kombetar te Kosoves, Mirenjohje e Teatrit qytetit te Prishtines “Dodona” per kontributin e dhene ne fushen e Teatrit te Kukullave e mjaft çmime e mirenjohje te tjera.
Samka Ferri nga viti 1977 jeton dhe vepron ne Prishtine.