Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Krerët e UÇK-së në Hagë vizitohen nga vëllezërit Fazliu dhe Gjonbalaj

Vëllezërit e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu, Fadil e Nebih Fazliu së bashku me bashkëveprimtarët, Tahir e Salih Gjonbalaj kanë vizituar në Hagë çlirimtarët.

Fadil Fazliu me anë të një postimi ka thënë se lufta për liri s’kishte alternativë dhe se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, shkruan kosovalive.net

POSTIMI I PLOTË:

Me bashkëveprimtarët e çështjes kombëtare, vëllezërit, Tahir e Salih Gjonbalën, së bashku me Nebihun vizituam Çlirimtarët në Hagë.

Lufta për liri nuk kishte alternativë.
Lufta e UÇK-së ishte e drejtë e pashmangshme dhe e domosdoshme.
Respekt për të gjithë ata Çlirimtarë që jetën e tyre e vënë në shërbim të kësaj lufte.
Liri për gjithë Çlirimtarët

Exit mobile version