Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, gjatë pjesmarrjes në konferencën për rëndësinë e mediave për Kapitullin 27 drejt integrimeve europiane, tha se në Mal të Zi momentalisht po kryhet grusht shteti.
Edhe pse nuk e përmendi me emër, është e qartë se i referohej iniciativës së LQ URA për të rrëzauar qeverinë e tij.
Në konferencë ishte prezent edhe zv.kryeministri Dritan Abazoviq, i cili u përshëndet me Krivokapiq, takim ky i parë i tyre që prej iniciativës për votëbesimin e qeverisë.