Ka disa vite qe ne Vuthaj u vihet flaka objekteve dhe pasurive te ndryshme te Vuthjanëve . Enigma lidhur me këto veprime te shëmtuara veçse thellohet e po ashtu thellohen edhe spekulimet dhe aludimet. Te thirrurit për siguri dhe zbatim te ligjit janë shumë pasiv. Pasivitet ky qe ngreh dyshime se si valle këto akte te shumëta kriminale nuk zbulohen ne një zone kaq te vogël siç është fshati Vuthaj.
Konkluzionet finale te prokurorisë janë te mangëta, jo profesionale dhe jo adekuate. Shtrohet një pyetje e thjesht kur familjes Çelaj i ndezët stalla e bagëtisë bazuar ne kronike te TV te Malit te Zi hetuesit dualen në vendngjarje me 6 orë vonesë. Toka ishte e mbuluar me borë, shenjat e gjurmëve ishin te qarta E nga ky fakt vihet ne dyshim interesimi I policisë dhe organeve përgjegjëse për zbulimin dhe ndriçimin e rasteve te kësaj natyre. TV shtetëror i Malit te Zi ne gjuhe malazeze përgatiti këtë kronikë por me ketë tematike nuk është marr asnjë medium tjetër përfshirë edhe portalin tone duke u nisur nga parimi se jemi zone e vogël dhe këto tema te shëmtuara nuk i shkojnë për shtati vlerave te mirëfillta te trevës tone.
Konkluzionet janë një hije e zymte ne organet e hetuesisë por edhe një brengë e madhe për dashamiret e prosperitetin e trevës tonë. Shtohen dyshimet se si valle ne një fshat etnikisht te pastër shqiptar organet policore janë te pa afta për zbulimin e krimit ndërkohë qe kjo klime ka zemëruar banoret e Plave Gucisë se dikuj po intereson qe këto zona sa me shumë te boshatiset kur ne skene favorizohen keqbërësit e penalizohen te denjit.
Kliko ketu per te par ktoniken e RTV te Malit te Zi
/Plava e Gucia Sot