Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve, në mbledhjen e mbajtur dhe e cila u drejtua nga kryetari i PDS-së Millo Gjukanoviq, solli vendimin që kandidat për kryetar të komunës së Tuzit të jetë Abedin Axhoviq.
Axhoviq edhe në mandatin e kaluar ishte kryetar i Komunës.
Kryesia e PDS u njoftua edhe raportet mbi rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve lokale në Ulqin dhe Berane, të mbajtur më 4 shkurt.