Rigerta Loku përlot Kuvendine Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur me 30 Shtator 2017, por me një takim të veçantë, pasi në të marrin pjesë njerëz të thjeshtë, specialistë dhe zyrtarë puna e të cilëve lidhet direkt me zonat rurale të vendit.
Një ndër fjalimet që ka ngjallur më shumë emocione në këtë seancë ishte ai i Rigerta Lokut, zonja nga Mirdita që më herët ka tërhequr vëmendjen e medias për faktin se pasi është diplomuar në “La Sapienza” në Itali, në pamundësi punësimi në vend, ka gjetur si mundësi vetëpunësimi hapjen dhe menaxhimin e një ferme dhish në Mirditë