Ambasadori i Republikës së Kosovës më Portugali është pritur sot në Ambasadën e Libisë ambasadori libanez Saad A. A. Erhayem me të cilin kanë biseduar për miqësinë mes Kosovës dhe Libisë dhe për forcimin e raporteve ndër shtetërore.
Lajmin për takimin e ka bërë publik vetë ambasadori i Kosovës atje Ylber Kryeziu.
“Një kënaqësi për t’u pritur nga Shkëlqesia e tij z. Saad A. A. Erhayem, Ambasador i Libisë në Portugali. E falënderova ambasadorin Erhayem për pritjen e tij miqësore dhe miqësinë e Libisë ndaj Kosovës. Kosova dhe Libia do të vazhdojnë të forcojnë lidhjen e tyre”, ka shkruar ambasadori Kryeziu.
Kjo ofensivë e Kosovës dhe takime me ambasadorë vjen pas një deklarate të Aleksander Vuçiq ku pretendonte se 9 shtete kanë tërhequr njohjen për Kosovën. Mes shteteve të përmendura ka qenë edhe Libia.
Edhe disa shtete të tjera kanë demantuar pretendimet serbe për tërheqje të njohjes.