Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Kur Plava dhe Gucia kërkuan bashkimin me Shqipërinë – 1941

Verë 1941

Qëllimi i vizitës së delegacionit nga Plava dhe Gucia në Tiranë, gjatë verës së vitit 1941, ishte kërkesa që kjo trevë shqiptare t’i bashkëngjitej Shqipërisë.

Delegacioni u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Mustafa Kruja, dhe gjeti përkrahje të menjëhershme nga qeveria e asaj kohe. Si rezultat i kësaj mbështetjeje, në Plavë e Guci u dërgua xhandarmëria shqiptare, u hapën shkolla në gjuhën shqipe dhe u themelua Prefektura e Plavës nën udhëheqjen e Riza Ferrit.

Kryetar i Komunës së Plavës u emërua Shemso Ferri, ndërsa kryetar i Komunës së Gucisë u emërua Halim Prushi. Sekretar i Komunës së Gucisë u zgjodh Isuf Syla Balidemaj, kurse kryetar i Komunës së Zhanicës u emërua Avdi Avdiq.

Ardhja dhe vendosja e aparatit shtetëror shqiptar në këto troje shqiptare u prit shumë mirë dhe me gëzim të madh nga popullata e Plavë-Gucisë.

Me delegacionin nga treva jonë në Tiranë pati rastin të takohej edhe Rexhep Gali Balidemaj, i cili në atë kohë ndodhej në Shqipëri për studime. Informacionet lidhur me këtë vizitë janë siguruar edhe përmes komunikimit tonë me Rexhep Gali Balidemajn.

Esad Gjonbalaj

(Shkrimi është publikuar për herë të parë në portal më 6 dhjetor 2016.)

Exit mobile version