Kur Presidenti Wilson i Tha Botës: “Shqipëria do të Jetojë!”

Ekzistojmë si komb dhe si shtet, vetëm se deshti SHBA 106 vite më parë !

 – Këtë nuk na lejohet ta harrojmë ne shqipëtarët  as 1006 vite më vonë ! – 

Nga Musa Kurtulaj

Gjërat që nuk kujtohen, harrohen ! Ne nuk duhet të harrojmë se Shteti  Shqiptar ka ekzistuar vetëm se ka dashur SHBA, ndryshe do të ishim të coptuar dhe emri Shqipëri do të ndeshej vetëm si histori e së kaluares ! Domethënë, nuk duhet të harrojmë se ndersa Shqipërinë e kishin projektuar ta coptonin mes fqinjëve dhe këtë coptim ta zyrtarizonin në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, ishte Presidenti i SHBA, Woodrow Wilson, i cili u ngrit dhe deklaroi se shqiptarët janë një komb në vete dhe kanë të drejtën e vetëvendosjes e të shtetformimit si çdo popull tjetër ! Nëse coptohet Shqipëria, SHBA nuk do të firmosë dhe as të  njohë asnjë traktat të kësaj komference, paralajmëroi Presidenti i SHBA, Wilson! Kjo vëndosmeri e Wilson bëri që projekti për coptimin e Shqipërisë të anulohej, dhe një vit më vonë Shqipëria u pranua edhe Anëtare e Lidhjes së Kombeve ! Gjithçka pra në saje të Presidentit të SHBA,  Wilson, i cili, kur i kishte kërkuar para konferencës Fan Noli që ta mbronte Shqipërinë nga coptimi, pati deklaruar se unë si President i SHBA kam një ZË dhe atë do ta ngrejë edhe në emër të Shqipërisë ! Ai jo vetëm e mbajti fjalën por edhe shpëtoi Shqipërinë   atë ditë e sot !  Kjo ndodhi 106 vite më parë por shqiptarët nuk duhet ta harrojnë as 1006 vite më vonë, se ekzistuan si komb e shtet vetëm se deshti SHBA !