Bartësi i Listës së Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, do të jetë kandidat i këtij koalicioni për zëvendëskryeministër në qeverinë e re malazeze, që do të drejtohet nga lideri i Lëvizjes “Evropa Tani”, Milojko Spajiq. Nga ana tjetër, pozitën e Ministrit të Administratës Publike do të ketë sërish Marash Dukaj, nga po ky koalicion, kështu shkruajnë mediat malazeze, transmeton Ulqini Online.
Poashtu pjesë e qeverisë pritet të jetë edhe Fatmir Gjeka nga Aleanca shqiptare i cili do të marrë postin e ministrit në Ministrin e të drejtave të pakicave.
Parlamenti i Malit të Zi përbëhet prej 81 deputetëve dhe shumica e mjaftueshme për formimin e qeverisë është numri 41. Në tentativën e parë të kryeministrit në ardhje Milojko Spajiq për të formuar qeverinë e tij, për të bërë numrin 41, Demokratët refuzuan hyrjen në qeveri të Unionit Demokratik të Shqiptarëve pasi vinte nga lista e DPS-it. Në këtë mënyrë deshtoi formimi i qeverisë që cilësohej si proeuropiane.
Forumi shqiptar para disa javeve bëri përpjekje edhe me deklarata publike, që Forumi shqiptar nuk do të hy në qeveri pa UDSH. ”Kush e përjashton UDHSH-në nga bashkëpunimi politik ka përjashtuar edhe Forumin Shqiptar”, do të deklaronte në atë kohë drejtori politik i Alternativës Shqiptare, Marash Dukaj.
Pas dështimit të formimit të asaj qeverie, i mandaturi për kryeministrër Milojko Spajiq u kthye nga partitë të spektrit, që në opinoinin e gjërë njihen si pro serbo-ruse. Numrat tani janë të mjaftueshëm pritet qe qeveria e re të ketë përkrahje të rreth 49 deputeteve dhe vota e subjekteve shqiptare nuk do të jenë as për së afërmi vendimtare.
Edhe përkundër faktit të mësipërm, është hera e parë që subjektet politike shqiçtare do të përfaqësohen me numër kaq të madh të posteve në qeverinë e Malit të Zi.