KURTI VENDOS FLAMURIN E SHBA-SË NË OBJEKTIN E QEVERISË SË KOSOVËS

Flamuri gjigant i ShBA-së është vendosur në objektin e Qeverisë së Kosovës, në shenj solidariteti me viktimat e shkaktuara nga virusi COVID-19.

Në ndërtesën qendrore të qeverisë, sot kemi vendosur flamurin e ShBA-ve.

“Jemi thellësisht të pikëlluar që mbi gjysmë milioni amerikanë janë prekur nga virusi Korona dhe mbi 20 mijë kanë vdekur. Në ditët më të errëta për njerëzimin, Amerika shkëlqeu si fener drite për miliona njerëz, prandaj ne sot qëndrojmë së bashku me të”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

SHBA me gjithsej 19.715 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka kaluar Italinë dhe është bërë vendi me numrin më të madh të vdekjeve nga ky virus në botë,