KUVENDI I MALIT TË ZI DO TË SHQYRTOJ LIGJIN MBI SIMBOLET KOMBËTARE

Kuvendi i Malit te Zi do te filloje seancen e radhes me daten 1 prill, ne te cilen pervec tjerash ne rend te dites do te shqyrtohen edhe ndryshimet dhe plotesimet e Ligjit mbi simbolet kombetare dhe Diten e shtetesise, ku jane parashikuar denimet me mjete financiare per mosrespektimin e amblemes, flamurit dhe himnit te Malit te Zi.  Me ligj do te vendoset  obligimi qe ne cdo ndertese te organeve te veteqeverisjeve lokale dhe institucioneve publike, i te cilave eshte themelues shteti, te mbajne  flamurin shteterore.