Kuvendi i Preshevës ka votuar sot pro shkarkimit të Ardita Sinanit nga posti i kryetares së Preshevës.
Në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga kryetari i Kuvendit, Sami Salihu, me 20 vota për asnjë kundër dhe 18 fletëvotime të papërdorura, u shkarkua Sinani.
Megjithatë, Kuvendi u mbajt, por shkarkimi i Sinanit u kundërshtua. Ajo zgjodhi Facebook-un për të falënderuar përkrahësit.
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Në Luginë, në Kosovë, në Shqipëri, në Mergatë. Bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës” ka shkruar ajo.
Alternativa për ndryshim” në Preshevë kishte mbledhur nënshkrimet për të rrëzuar qeverisjen lokale, përmes të cilës u kërkua shkarkimi i kryetares Sinani.Sinani dje kishte kërkuar që të shtyhet mbajtja e kuvendit komunal për shkarkimin e saj, pasi sot do të zhvillonte një takim me kryeministri Albin Kurti, në Prishtinë.
Kryeministri Kurti nga ky takim me përfaqësues tjerë politik të Luginës tha se nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani.