Anëtari i bordit drejtues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Hafiz Shala, konsideron se Kosova nuk duhet të trazohet për letrën që 16 kongresistë amerikan ia shkruan Presidentit Joe Biden, në favor të Serbisë.
Ai ka thënë se përkrahja e vetëm 16 Kongresmenëve, fakton se sa respektohet e përkrahet shteti serb në Amerikê.
Ky aktivizim i lobit serb, sipas Shalës ka ardhur për shkak të aktivizimit të lobit shqiptar në kërkesat për njohjen e shtetësisë së Kosovës, si dhe integrimin e saj në struktura euro-atlantike.
““Gënjeshtra për popullin serb, është krenari kombëtare “( Dobrica Qosiq). Shteti i Dardanisë, nuk duhet të trazohet për një letër e dërguar nga një “kokus” prej 16 kongresmenëve. Shumica është në anën tonë. Qëllimisht e mora që në fillim këtë thënie “të babait të kombit serb” Dobrica Qosiqit dhe atë që e mbështjellë atë në veprimtarin e tij nacional shoveniste ndaj popullit shqiptar. Sa herë që Lobi Shqiptar aktivizohet dhe i ndez turbinat lobiste, përfaqësuesit e shtetit serb janë në panik dhe iu kujtohet se çka ka përjetuar Millosheviçi dhe politika serbe po nga ky lob udhëhequr nga zoti DioGuardi dhe zonja Sherley Cloys-Dioguardi me Bordin aktiv Drejtues për 32 vite me radhe, i cili gjatë gjykimit të tij për krime lufte në Gjykatën e Hagës, me zëmër të thyer iu desh publikisht ta pranojë se, ky Kongresmen me origjinë shqiptare e satanizoi dhe e zhveshi lakuriq politikën fashizoide e gjenocidale të shtetit Serb në krye me Hitlerin e Ballkanit, Millosheviç”, ka thënë Shala.
Presidenti Biden, njohës gënjeshtrave serbe
Ai ka potencuar se, serbët janë të vetëdijshëm për fuqinë lobiste të Lobit Shqiptar në SHBA, prandaj janë aktivizuar sepse, Serbia nuk ka Lob të regjistruar e as të organizuar si ky shqiptar.
“Ata, kanë shpenzuar dhe shpenzojnë para të mëdha për lobim, përderisa Lobi Shqiptar financohet nga anëtarësia dhe Bordi Ekzekutiv por jo nga asnjë qeveri. E vetmja shpresë dhe armë e tyre janë propagandat e sajuara më plotë gënjeshtra duke menduar se do të kenë sukses tani kur në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës qëndron Joe Biden, njohës i mirë i politikave dhe gënjeshtrave serbe dhe, para se gjithash, ai ishte ndër lobuesit dhe përkrahësit kryesor i Lobit Shqiptar për 30 vite që, suksesi i këtij lobi, është suksesi i lidhur më punën e tij0 të pa lodhshme mbi 50 vjeçare në politikën aktive amerikane. Prandaj, shteti serb zhvillon propaganda të pavërteta që, në të vërtetë janë gënjeshtra të sajuara në mënyrën më perfide ashtu siç dinë ata, duke përdorur taktikën e tyre që, t’i sulmojmë sa nuk na kanë sulmuar apo, t’i sulmojmë më të njëjtat sulme më të cilat na drejtohen neve. Pra, fjala është për shqiptarët, në rastin konkret të Dardanisë”,është shprehur ai.
Mirëpo, Shala a potencuar se kjo nuk do të thotë se shteti nuk duhet të pasivizohet, por duhet që tërë kujdesin ta përcaktojë rreth bisedimeve Kosovë Serbi.
Sipas tij, grupi i Kongresmeve prej 16 sish në kuadër të 435 Kongresmenëve dhe 100 Senatorëve nuk mund ta ndryshojë mendjen, politikën, përcaktimin e Amerikës apo Administratës së saj, posaçërisht kur në krye qëndron Presidenti Biden.
“Presidenti Biden, si askush më mirë, si askush më shumë dhe si askush më fuqishëm e kishte sulmuar politikën agresore e gjenocidale të Millosheviqit, përcaktimin dhe orientimin ndaj politikave të ardhshme post Millosheviçiane, që rezultoi fatkeqësisht me ardhjen në pushtet të pasardhësit e tij, ish Ministrit të informatave në kohën e kulmit të gjenocidit, Aleksandër Vuçiq. Nëse iu kujtohet vizita e tij në Beograd për të cilin, Garda e Republikës së Serbisë qe rreshtuar në shenjë respekti për te, ai, as qe përkulet para flamurit serb por kalon sikur pranë varrezave. Ajo fletë shumë dhe thotë shumë. Pse? Sepse, nën atë flamur, Millosheviqi vrau, preu dhe dhunojë çdo gjë shqiptare, masakrojë foshnje e gra shtatëzëna, nuk pendohet e as nuk kërkon falje për gjithë atë qe i ka shkaktuar popullit shqiptar të Dardanisë, ende i mban të zhdukurit për të cilët askush më mirë e më saktë nuk i di se ku gjenden, sa janë dhe nga janë”, rikujton Shala.
Shala: Nuk duhet të merret si alarmuese kjo gënjeshtër serbe
Anëtari i Ligës qytetare shqiptaro-amerikane ka shtuar se Presidenti serb, kërcënon në baza ditore duke u mbështetur në përkrahjen e Rusisë e cila, me të cilën ka aleancë të fortë, blenë armatim ndër më të sofistikuarit, kërkon këshilla dhe pranon urdhra nga Moska e në anën tjetër, gënjen opinionin ndërkombëtar demokratik, opinionin e brendshëm serb, të gjithë qytetarët e ish republikave të ish Jugosllavisë, kur flet për “miqësi 140 vjeçare me Serbinë”.
Andaj, sipas tij shteti i Kosovës, nuk duhet enkas të merret letrën e këtij “kakusi”.
“Nuk duhet të merret si alarmuese kjo gënjeshtër serbe e dorëzuar këtyre 16 Kongresmeneve, por sikur një veprim nder veprimet e përditshme që Serbia i bënë kur është në zgrip. Kjo është një sinjal i cili na bënë me dije se nën Administratën e Presidentit Biden, ato gënjeshtra nuk zënë vend, prandaj, udhëheqja e Dardanisë duhet të jetë pranë dhe me SHBA-të, mu ashtu siç veprojë më pranimin e refugjatëve nga Afganistani, më gatishmërinë e Forcave të Sigurisë së Dardanisë për t’iu bashkangjitur forcave të Ushtrisë Amerikane në kuadër të forcave të NATO-s, si dhe përkrahja publike ndaj Ukrainës që bëri bujë të madhe posaqërisht të qytetarët ukrainas në këto momente të vështira i rrezikuar nga invadimi i dhunshëm rus. Përderisa Rusia u dërgon letra shteteve të Evropës posaçërisht atyre Ballkanike se, a do të qëndrojnë në NATO, për Shqipërinë dhe Dardaninë, ajo përgjigje u bë e qartë. PO. Vizita e Kryeministrit Shqiptar në SHBA, vizita e Sekretarit te NATO-s në Dardani, takimi i tij me komunitetin serb etj. fletë shumë për sigurinë e këtyre dy shteteve dhe popujve. SHBA-të, nuk do ta ndryshojnë qëndrimin si shkas i letrës së këtyre 16 Kongresmeneve”, ka shtuar ai.
“Veprimtaria lobiste e suksesshme, është pjesë e historisë sonë”
Shala ka rikujtuar kohën kur z. DioGuardi e paraqiti Rezolutën e parë në Kongresin Amerikan për të padrejtat ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi dhe Serbia përmes lidhjeve të saj të atëhershme, depërtoi në Departamentin e Shtetit duke e hedhur poshtë këtë Rezolutë si e “pavërtetë”.
“Nuk po e kuptoj se si hezitohet të përmendet zoti DioGuardi, Kongresmen me origjinë shqiptare i cili e ka periudhën e tij të lavdishme mbi tri dekada, jo se këtij i duhet kjo por, na duhet neve shqiptarëve sepse veprimtaria lobiste e suksesshme, është pjesë e historisë sonë e cila zënë vend të posaçëm, para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte që me pietet duhet të ruhet në arkivat shtetërore më kujdes dhe mburrje. Në periudhën e pas luftës, u grabitën pushtetet në mënyrë të egër, u pasuruan, e harruan popullin dhe, ajo që është ma e keqja, të shantazhuar filluan të bëhen argat të Serbisë duke falur territore dhe duke vazhduar më pëlqimin e ideve rreth korrigjimit të kufijve duke ia plotësuar kërkesat dhe dëshirat e Serbisë. Edhe pse nën akuza të rënda për krime gjykohen në Gjykatën Speciale Ndërkombëtare të Hagës si Gjykatë e votuar në Parlamentin e Dardanisë, ata, përmes bashkëpunëtorëve, bashkëpartiakëve, aleatëve në koalicione që nga çlirimi e deri sot, po tentojnë që edhe ta zhbëjnë këtë gjykatë me shpresë se do t’i ikin përgjegjësisë për akuza të rënda kriminale, prandaj, të ashtuquajturit, idiotët e dobishëm të Serbisë, thënie e Dr. Profesor Ever Bytyqi, me të cilin pajtohem, i kthehen ideatorëve të origjinës se kësaj ideje, Thaçi, Rama, Baton Haxhiu, Stanishiqi, siç ishin, Ramë Buja, Vlora Çitaku e Dardan Molliqaj, ky i fundit nga ata të lindurit të pa vakt, siç i kam quajtur unë atëherë kur u ndanë nga VV-ja”, ka nënvizuar Shala.
Për këtë arsye, ai ka bërë thirrje që Kosova të mos merret me gënjeshtrat e propagandat serbe, por të krijojë një unitet sa është i mundur brendashqiptar.
“Megjithëse, ky unitet sa dukët i largët aq edhe i pa mundur sepse, komplet opozita e gjendur para përgjegjësisë, penale, politike e shtetërore për njëzet vjet në pushtet, përgjegjëse për marrëveshjet e dëmshme të nënshkruara, të ballafaquar më një qeveri të zgjedhur më shumicën e votave të popullit, para një drejtësie të lirë e të pa kapur. Prandaj, punë prioritare e qeverisë në pushtet është t’i mbrojë interesat nacionale, sovranitetin, integritetin dhe tërësinë territoriale, pamundësinë e instalimit çfarëdo lloj pushteti të tretë brenda shtetit sepse është në rrezik nga idiotët e dobishëm të Serbisë”, është shprehur ai.
Lobi Shqiptar, nuk financohet nga asnjë qeveri, parimisht, nuk përkrah parti politike as lider politik
Sipas Hafiz Shalës, Lobi Shqiptar në SHBA, nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj gënjeshtrave serbe, për të mos u dhënë rëndësi të tepruar.
“Por, si kurrë më parë, Lobi shqiptar është maksimalisht i përkushtuar dhe i angazhuar që t’i mbrojë interesat shtetërore në koordinim dhe bashkëpunim më të fuqishmit e politikës Amerikane në Senat dhe Kongres. Jemi në rrugë të mirë ani pse fatkeqësisht ka edhe tentim kopjimi, në mënyrë indirekte për të dalë siç thotë populli “në saf të par” nga disa individë. Zoti DioGuardi, nuk është person që balancon, bënë kompromis në dëm të çështjes shqiptare dhe asaj amerikane. Prandaj, ish udhëheqësit duke mos pasur fuqi ta bëjnë për veti gjatë gjithë periudhë të pushtetit të tyre, nuk kanë bashkëpunuar me të. Lobi Shqiptar, nuk financohet nga asnjë qeveri, parimisht, nuk përkrah parti politike as lider politik, përderisa ata, çështjen partiake e kanë primare. Ndërsa, nëse janë në kursin e interesit të popullit dhe shtetit, e afirmojmë atë politikë por, jo partia të jetë imponues e qëndrimeve dhe politikave të saj”.
Shala ka potencuar se në Bordin Ekzekutiv dhe në anëtarësinë Lobit, janë përfaqësues, simpatizantë të partive të ndryshme politike amerikane dhe atyre në atdhe.
“Ata, nuk mundën që partinë ta identifikojnë apo përziejnë me qëndrimet e Lobit. Lobi Shqiptar, është autonom në politikat, qëndrimet, vendimet dhe paraqitjet publike rreth çështjeve të caktuara. Asnjëherë kundër interesave të shtetit, por, asnjëherë në interes të individit, qoftë në krye të partisë apo shtetit. Është dhe do të mbetet vlerësim i çdo çështjeje për të cilën përcaktohemi më të përgjegjësitë para qytetarëve amerikanë por edhe të atyre në atdhe”, ka përfunduar Shala.