Me pikëllim të thellë njoftojmë komunitetin miqtë shokët dhe dashamiret se në Tiranë në moshën 91 vjeçare ndërroj jetë me i dashuri i ynë
SYL BUTI AHMETAJ
Varrimi i të ndierit Syl do të bëhet nesër me 29 Janar 2019 në Tiranë.
Syl Buti Ahmetaj ishte nder mësuesit e par në shkollë të Vuthjave pas përfundimit të Luftës së II Botërore. Në vitin 1951 si rrjedhojë e politikave antishqiptare të UDB-së, Syl Buti Ahmetaj sëbashku me familjen arratiset në atdheun amë në Shqipëri. Diplomoj në drejtësi , ishte atashe ushtarak i Shqipërisë gjatë viteve 60-ta në Kinë, ndërkaq për dekada të tëra punoj në Radio Tiranë në emisionin e gjuhëve të huaja ku udhëhoqi emisioni e Radio Tiranës në gjuhen serbokroate .
E pikëlluar familja Ahmetaj gjithandej trevave shqiptare në Evropë dhe Amerikë
Redaksi e faqes “Plava e Gucia Sot” familjes Ahmetaj i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta