LAJM MORTOR NGA FAMILJA BALIDEMAJ

Njoftojmë komunitetin, miqtë, shokët dhe të gjithë dashamirët se sot, më 17 Nëntor 2025, papritmas në Prishtinë, ndërroi jetë motra jonë e dashur,

GJYKË U BALIDEMAJ

4 Nëntor 1959 – 17 Nëntor 2025

Ju njoftojmë se e pamja për të ndjerën Gjykë U Balidemaj do të mbahet sipas këtij orari:

  • Sot, 18 Nëntor 2025, nga ora 18:00 deri 21:00, në Shtëpinë e Kulturës Martinaj.
  • Nesër, 19 Nëntor 2025, do të bëhet varrimi në varrezat e fshatit Martinaj në ora 13:00
  • Të enjten, 20 Nëntor 2025, do të zhvillohet e pamja në Shtëpinë e Kulturës Martinaj.

Të pikëlluar:

vëllezërit Rrustemi dhe Musa,

motrat Fatimja, Raba, Bjeshka dhe Ajshja.

Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” i shpreh familjes Balidemaj ngushëllimet tona më të sinqerta.