LAJM MORTOR NGA FAMILJA GJONBALAJ

Njoftojmë shokë, miq dhe dashamirë se sot, më 23 dhjetor 2025, në Vuthaj, në moshën 85-vjeçare, ndërroi jetë më i dashuri ynë,

SADRI FAZLIA GJONBALAJ

Për detajet dhe shërbesat mortore do t’ju njoftojmë me kohë, sapo të informohemi nga familja.

Të pikëlluar: familja Gjonbalaj – bashkëshortja Haka, vëllai Ragipi me familje, të afërmit, shokët, miqtë dhe dashamirët, si dhe të gjithë ata që e njohën Sadri Fazlin.

Ngushëllim nga Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot”

Redaksia e portalit Plava e Gucia Sot i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjonbalaj për humbjen e më të dashurit të tyre. Por për ne, si redaksi, është e pamundur të mos themi disa fjalë për fisnikun e Vuthajve, Sadri Fazlin Gjonbalaj.

Ai shquhej për virtyte të larta njerëzore, forcë afruese dhe bujari të pakrahasueshme. Çdo gëzim e bënte më të hareshëm, çdo moment i jepte gjallëri, me një sens të rrallë humori e urtësie, që rrethi gjithmonë e kishte për kënaqësi praninë e tij.

Sadriu lindi dhe u rrit në Vuthaj, aty jetoi dhe aty qëndroi besnik vendlindjes pa ja kthyer  shpinën për asnjë çast, aty në gjiun e Alpeve pran krojeve të Ali Pashë Gucisë. Ishte shtëpiak dhe mikpritës i pashoq. Në vendlindjen që e deshi aq shumë, ai dha edhe ofshamën e fundit.

Pusho në paqe, Vuthjan i denjë.

Do të mbetesh përherë në kujtimet tona.

/Plava e Gucia Sot