Me zemer te thyer njoftojme shoke, miq, dashamir dhe tere komunitetin tone se te Merkuren, me daten 20 Mars 2024, ne moshen 81-vjeçare nderroi jete i dashuri yne, atedhetari, veteran I arsimit dhe veteran I UÇK-se.
YMER KUKA
10 Korrik 1942 – 20 Mars 2024
Kontributi I Ymerit do te çmohet, respektohet dhe kujtojhet me krenari te madhe.
Te pikelluarit,
Bashkëshortja Nerminja
Djemtë, Arbeni dhe Dritero
Rejat, Luljeta dhe Manushaqja
Mbesat, Nora dhe Aria
Nipat, Adriani dhe Albani
Si dhe mbare familja Kukaj
Funerali do te mbahet me 23 Mars, te Shtunen, nga ora 2:00-9:00 PM
Yorktown Funeral Home
945 East Main Street Shrub Oaks, NY 10488
Varrimi do te behet diten e Diele 24 Mars, 2024 ne oren 11 AM ne varrezat,
The Kensico Cemetery
273 Lakeview Ave Valhalla, NY 10595
—————————————————
Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” familjes KUKAJ I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta me rastin e vdekjes të më të dashurit te Tyre.
Komuniteti shqiptaro-amerikan me shuarjen e Ymert humbi veprimtarin e perkushtuar te ceshtjes kombetare.
Qe ne rrugetimin e tij nga Vuthajt, Prizreni dhe Nju Jorku, mbolli atdhedashuri, miresi, respekt dhe ndjenje te larte njerezore tek te gjitha ata qe e njohen.
Edukator dhe pedagog ne perhapjen e dijes, veprimtar i palodhur i levizjes kombetare, kur thirri Zeri i Atdheut, me Batalionin Atlantiku, u be ushtar i Lirise, ushtar i UCK-se.
Per dekada te tera, me kostum te ngjyrave te flamurit ishte ne te gjitha demonstratat shqiptare kunder regjimit Jugosllav.
Urtesia e tij, bujaria e tij, virtytet e nje humanisti dhe luftetari te lirise e bejne te pavdekshem.
Qofte i perjetshem kujtimi per Ymer Kuken.
/Plava e Gucia Sot