Lajmet e rrejshme dhe njollosja e familjeve ne Vuthaj

Vuthaj 31 Mars 2018

Te nderuar bashkëvendës kohëve te fundit jemi dëshmitar te përhapjes se njoftimeve te rrejshme ne Facebook dhe kjo është e bere e theksuar veçanërisht ne fshatin Vuthaj si ne asnjë vendbanim tjetër ne Plave Guci. Njerëz te pa përgjegjshëm përhapin lajme Vdekje për familjarët tona, dhe çka është edhe me keq keqbërësit  tentojnë te njollosin familjet  me shpifje te nivelit ma te ulet njerëzor,  duke cenuar rend integritetin dhe privatësinë e familjeve, por njëkohësisht  edhe duke tronditur rend ndjenjat e njerëzve si lajmi i sotëm për kinse vdekjen e 41 vjeçarit vuthjan Fatos Ahmetaj, lajm ky i RREJSHEM i bere ne profilin privat te Isuf Ahmetaj pas vjedhjes se informatave te kyçjes ne profilin e bashkëvendësit tone te respektuar Isufit.

Është bere e tepërt dhe e pa durueshme qe te luhet  me kaq vrazhdësi me familjet tona nga njerëz te pa skrupullt dhe te pa edukatë .

Redaksinë e Faqes Plava Gucia Sot e kontaktuan një numër i madh i bashkëvendësve te tronditur nga ky lajm i rrejshëm dhe kërkuan qe te behet diç ne këtë drejtim.

Propozimet ishin qe te behet një takim i përbashkët i gjithe  fshatit Vuthaj për te debatuar lidhur me këtë çështje sepse njerëz qëllim këqij po tentojnë te fusni ngatërresa ne mes familjeve ne një vendi te shquar për vlera te larta njerëzore dhe bujari nder shekuj.

Takim ky qe posa te na njoftojnë do e publikojmë ketu ne faqe.

 

Plava e Gucia Sot https://www.facebook.com/PlaveeGuciOfficial/